Ekonomi

Rënie e ndjeshme/ Bitcoin bie nën 24 000 dollarë, Celsius ndalon tërheqjen për klientët

Sipas të dhënave të CoinDesk, kriptomonedha më e madhe në botë, bitcoin ra nën 24,000 dollarë, dhe u tregtua rreth 23,575 dollarë në orën 7:45 të mëngjesit në Wall Street.

13 Qershor 2022, 14:36 Nga j.c
Rënie e ndjeshme/ Bitcoin bie nën 24 000 dollarë, Celsius ndalon
Bitcoin

SHBA- Vlera e Bitcoinit ka rënë në 24 mijë dollarë. Sipas CNBC, kriptovaluta më e madhe në botë për nga vlera e tregut ka rënë për 20 për qind, brenda një jave. Bitcoin ra nën 24,000 dollarë duke arritur nivelin e tij më të ulët që nga dhjetori 2020, pasi investitorët hedhin kriptomin mes një shitjeje më të gjerë të aktiveve me rrezik.

Ndërkohë, një kompani kredituese e kriptove e quajtur Celsius ka ndaluar tërheqjet për klientët e saj, duke shkaktuar frikën e infektimit në tregun më të gjerë. Sipas të dhënave të CoinDesk, kriptomonedha më e madhe në botë, bitcoin ra nën 24,000 dollarë, dhe u tregtua rreth 23,575 dollarë në orën 7:45 të mëngjesit në ëall Street.

Gjatë fundjavës dhe deri sot në mëngjes, më shumë se 200 miliardë dollarë u fshinë nga i gjithë tregu i kriptomonedhave. Kapitalizimi i tregut të kriptomonedhave ra nën 1 trilion dollarë për herë të parë që nga shkurti 2021, sipas të dhënave nga CoinMarketCap. Faktorët makro po kontribuojnë në rënien në tregjet e kriptove, me inflacionin e shfrenuar që vazhdon dhe Rezerva Federale e SHBA pritet të rrisë normat e interesit këtë javë për të kontrolluar rritjen e çmimeve.

Tregtia me kriptovaluta është dominuar me vite nga investitorët individualë, por, kohëve të fundit, tregu ka parë edhe një fluks investitorësh profesionistë, të tillë si menaxherë parash dhe fonde mbrojtëse. 

bitcoin bie vlera e bitcoin

Sondazh

Poll