Insights

VD-"Keq edhe ikim", analiza e Shqipërisë në 84 sekonda nga qytetari që i ka hequr edhe gomat makinës

Qytetari tha se nëse të gjithë shqiptarët do të filnin makinat në rrugë, qeveria e kryeministrit Edi Rama do të zgjaste vetëm tre ditë.

10 Qershor 2022, 17:24 Nga F.M
VD-"Keq edhe ikim", analiza e Shqipërisë në 84 sekonda
Qytetari

TIRANË- Një qytetar i ka bërë analizën Shqipërisë në vetëm 84 sekonda. Në prononcimin para gazetarëve, ai thotë se shqiptarët kanë ‘vdekur’ që nuk dalin në protestë për çmimin e naftës. Ai thotë se makinës ia ka hequr gomat që të mos tundohet ta përdorë dhe se të njëjtën gjë ka menduar të bëjë edhe me biçikletën. Qytetari tha se nëse të gjithë shqiptarët do të filnin makinat në rrugë, qeveria e kryeministrit Edi Rama do të zgjaste vetëm tre ditë.

“Për naftë çfarë do të flasim për naftë, që nesër do të dilja në protest, makinën e kam mbyllur dhe në shtëpi që most ë më shkojë mendja që ta ndez. Edhe biçikletës do t’ia heq gomat se mos i shkon mendja edhe kësaj që të kërkojë karburant apo vaj për zinxhirin. Po ku ka shqiptarë mos, kanë vdekur shqiptarët, thjesht nuk ka se kush t’i varrosë. Unë nuk kam dëgjuar të ketë pasur protestë, por nëse do të ketë pasur, do të kisha dalë. Po të fikin të gjithë shqiptarët makinat, as tre ditë nuk zgjat Rama. Po nuk ka njeri, ka ngeur një Alibeaj atje. Gazetarët po bëjnë punën e tyre, i falenderoj, nga ata po, nga të tjerët nuk presim asgjë,”- tha qytetari.

Çmimi i naftës në Shqipëri ka shënuar rekord pasi shitet me 258 lekë për litër. Dje u paralajmërua një protestë, por në orën 12:00 që ishte caktuar askush nuk doli në shesh dhe protesta dështoi.

cmimi i naftes çmimi i naftës në shqipëri rritet cmimi i naftes

Sondazh

Poll

Insights 7 Qershor 2022, 15:28 Edi Lesi

Piluri, çatia e botës për 3 ditë!

Pilur Sot Piluri është gdhirë si gjithë fshatrat e Labërisë, me ato pak frymë që enden e ato romuze që lë...