Shpërthimi i lisë së majmunit në Europë, raportohet rasti i parë në Itali
Bëhet fjalë për një të ri, i cili së fundmi është kthyer në vend pas pushimeve në Ishujt Kanarie. Pacienti është shtruar në spitalin e kryeqytetit italian, ndodhet në izolim dhe gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore është e qëndrueshme.
ITALI- Mjekët në Spitalin e Sëmundjeve Infektive Lazaro Spalaccani në Romë kanë diagnostikuar rastin e parë të lisë së majmunit në Itali.
Bëhet fjalë për një të ri, i cili së fundmi është kthyer në vend pas pushimeve në Ishujt Kanarie. Pacienti është shtruar në spitalin e kryeqytetit italian, ndodhet në izolim dhe gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore është e qëndrueshme. Autoritetet po përpiqen që të njoftojnë të gjithë ata që kanë patur kontakte me të riun në ditët para se ai të diagnostikohej me sëmundjen.
Rasti i parë i lisë u regjistrua edhe në Suedi. Personi që u identifikua me këtë sëmundje thuhet se jeton në Stokholm dhe ekspertët po hetojnë nëse ka qytetarë të tjerë të infektuar në vend. Sipas njoftimeve zyrtare në vend, nuk dihet se si është infektuar personi konkret që po trajtohet dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është shqetësuese.
Rasti i parë i konfirmuar i sëmundjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është gjetur në Massachusetts ku një pacient është një burrë, i cili është izoluar në Spitalin e Përgjithshëm të shtetit verilindor të SHBA.
Zyrtarët thonë se nuk ka asnjë rrezik për shëndetin publik për momentin, por sëmundja mund të jetë e rëndë. Në të njëjtën kohë, ata po punojnë për identifikimin e individëve që mund të kenë qenë në kontakt me pacientin.
Lija e majmunëve zakonisht fillon me një sëmundje të ngjashme me gripin dhe ënjtje të nyjeve limfatike, e ndjekur nga një skuqje në fytyrë dhe trup. Në Afrikë, njerëzit janë infektuar nga pickimet e brejtësve ose kafshëve të vogla dhe zakonisht nuk përhapet lehtë midis njerëzve.
Përhapja është e vogël, deri më tani 68 raste të dyshuara, përfshirë tetë në Angli dhe 20 në Portugali. Janë raportuar gjithashtu raste në Kanada dhe një rast në SHBA.
(d.a/dosja.al)
Sondazh
Vijimi i dialogut, Kurti: Serbia po e shndërron veten në Bjellorusi të Ballkanit
Albin Kurti SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në SHBA ka thënë se Kosova dëshiron q&eu...
Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën
Gazetarja afgane Talibanët kanë urdhëruar që të gjitha gratë prezantuese në kanalet televizive të vendit të mb...
Për herë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shefi i ushtrisë amerikane flet me gjeneralin rus
Mark Milley dhe Valery Gerasimov SHBA- Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët Gjeneral Mark Milley foli me homologun e tij rus, gj...
Macron nuk përjashton mundësinë e shtrirjes së luftës në Ukrainë edhe në vendet fqinje
Emmanuel Macron dhe Maja Santos FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se dëshiron që Bashkimi Evropia...
"Po ndez një krizë globale", minsitrja gjermane akuzon Rusinë se po përdor urinë si armë lufte
Annalena Baerbock GJERMANI- Në një takim të ministrave të Jashtëm të OKB-së në Nju Jork, ministrja e Jashtme gjerma...
Nuk pranoi të hiqte dorë nga lidhjet me Rusinë, ish-kancelari gjerman humbet detyrën në Bundestag
Gerhard Schröder GJERMANI- Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder, i cili është vënë nën kritika për mos nd&eu...
Përpjekje për destabilimiin në rajon, çfarë dihet deri tani për alarmet e rreme për bombë
Foto ilustruese Kosova u bë vendi i fundit në Ballkan ku u alarmua për mjete shpërthyese në institucione, pas një varg kë...
Zyrtari i mbrojtes: SHBA nuk po planifikon të dërgojë trupa ushtarake në ambasadën e Kievit
Ambasada ne Ukraine SHBA- Ushtria amerikane nuk po planifikon aktualisht të dërgojë trupa në ambasadën amerikane në Kiev...
Stotlenberg: Do të merret vendim i shpejtë për Finlandën dhe Suedinë
Jens Stoltenberg BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg thotë se ka besim se anëtarët e NATO-s do të mar...
'Kemi mbështetjen e BE-së', Vuçiç thekson rëndësinë e bashkëpunimit pas takimit me Michel
Charles Michel dhe Aleksander Vucic SERBI- Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pritur sot në nj...

