Art&Argëtim

‘Do digjia burgun pa marijuanë çdo ditë’, Stresi sfidon hapur shtetin: Kisha telefon, bënim raki me kivi se del e fortë

22 Korrik 2019, 11:38 Nga DOSJA
‘Do digjia burgun pa marijuanë çdo ditë’, Stresi

Reperi i njohur Stresi ka treguar se në burg ka qenë me të gjitha kushtet. Rrëfimi i tij për emisionin 72 Sen, të jep ndjesinë se është më mirë të jetosh në burg sesa jashtë. Nga marijuana, tek rakia me kivi, stërvitja me paralele dhe telefoni, Stresi tregon çfarë ndodh në burgjet shqiptare.

Mos me pasë vëlla marijuanë, do ishte djegur burgu. Merr flakë burgu me sektor me krejt. Vinin shefat thonin ça ke që je nervoz. I thoja vëlla, shtije vëlla, se s’rrinin çunat. Normale, ditë për ditë. Ndryshe aty, ishte keq, por ne kemi kaluar mirë. Rakinë e kemi bërë vetë, rakinë e kemi bërë vetë. Raki kivi, sugjeroj të gjithëve që rakinë ta bëjnë me kivi. Del më e fortë. Ushtrohesha, me parelele. Kur flisja me të shpisë, ua mbyllja shpejt se kishim gjëra për të bërë në burg. Unë kurrkushi s’jam. Jam informuar shumë mirë për reperat jashtë, se kisha telefon. Është pjesë e jetës , po mirë, kam kaluar shumë mirë. Është njerëzore me arrit aty, pavarësisht se unë kam qenë burg politik. Olti, Keldi, Visi, kemi jetuar si në film vëlla.

Reperi Stresi është i njohur për përplasjet e tij me qeverinë Rama. Ai ka shprehur pakënaqësitë e tij me qeverinë dhe me kryeministrin Edi Rama. Disa vite më parë, reperi u ndalua dhe më pas u arratis nga Komisariati. Për më shumë ndiqni videon, minuta 16:00.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz situata në burgje stresi situata në burgje stresi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Korrik 2019, 11:15

Shkencëtarët kanë zhvilluar një drogë të cilën e kanë quajtur ‘Kalit i Trojës’ që truket dhe vret qelizat e kancerit. Qasja e re përfshin lidhjen e ...