Ekonomi

Zvicra i dhuron 105 mln franga Shqipërisë, Ibrahimaj: Në fund duan rezultate

Reformat do të përqendrohen në katër shtylla kryesore në qeverisjen demokratike, zhvillimin e ekonomik dhe punësimin, infrastrukturën urbane e energjinë si dhe shëndetësinë.

13 Maj 2022, 16:17 Nga DOSJA
Zvicra i dhuron 105 mln franga Shqipërisë, Ibrahimaj: Në fund
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Qeveria zvicerane ka akorduar për vendin tonë një shumë prej 105 milionë eurosh në formë grantesh me qëllim vijimin e reformave përgjatë viteve 2022-2055. Ishte Ministrja e Finanacave Delina Ibrahimaj e cila në fjalën që mbajti tha se reformat do të përqendrohen në katër shtylla kryesore në qeverisjen demokratike, zhvillimin e ekonomik dhe punësimin, infrastrukturën urbane e energjinë si dhe shëndetësinë.

Ibrahimaj theksoi se nga ana tjetër, qeveria zvicerane kërkon të shohë në fund të këtij programi rezultate të matshme që justifikojnë këto financime.

“Nëse ne i implementojmë këto reforma mirë, ato do të sjellin ndryshime pozitive për njerëzit dhe për sektorin privat dhe mund të bëjnë ndryshime për shumë individë në forma të ndryshme. Ne jemi gjithnjë të orientuar tek rezultatet. Ne duhet tu provojmë taksapaguesve tanë dhe tu shpjegojmë atyre se cilat janë rezultatet e reformave që po bëjmë këtu dhe se si po përdoren paratë e tyre, Programi i ri i bashkëpunimit midis Zvicrës dhe Shqipërisë është një tregues tjetër e partneritetit të ngushtë midis dy vendeve tona. Shumë është arritur në katër vitet e shkuara. Jam e sigurtë që shumë do të arrihet gjithashtu edhe në katër vitet e ardhshme. Programi i ri bazohet dhe vijon me mbështetje në fushat kyçe të demokracisë, ekonomisë, shërbimeve infrastrukturore dhe shëndetësisë”- tha Ibrahimaj.

Programi u bë publik në një aktivitet, ku merrnin pjesë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj; Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Adrian Maitre; Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane, Patricia Danzi; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ministra të qeverisë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore.

“Sot jam e gëzuar dhe e nderuar që lançoj me të gjithë ju programin e ri të bashkëpunimit zvicerano-shqiptar 2022-2025. Partneriteti është tipari thelbësor i bashkëpunimit tonë. Shumë nga ju – qeveria shqiptare, shoqëria civile, sektori privat, partnerët për zhvillim – morën pjesë në përpunimin e këtij programi të ri të bashkëpunimit. Ju falënderoj për kontributin. Ne kemi një pronësi të përbashkët të këtij programi. Ne gjithashtu shohim përpara drejt zbatimi të tij së bashku”, tha Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, Patricia Danzi

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll