Ekonomi

Rregullatori Ekonomik për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria shënoi një rimëkëmbje ekonomike

4 Maj 2022, 11:13 Nga DOSJA
Rregullatori Ekonomik për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria

TIRANË- Rregullatori Ekonomik për Ballkanin Perëndimor përmes një njoftimi ka thënë se Shqipëria shënoi një rimëkëmbje të fortë ekonomike në vitin 2021 falë politikave stimuluese dhe rigjallërimit të sektorëve të udhëtimeve, ndërtimit dhe industrisë nxjerrëse.

Sipas raportit PBB-ja reale u rrit me 8.5 për qind, duke u rikuperuar plotësisht nga recesioni i shkaktuar prej pandemisë. Edhe pse rritja në vitin 2021 ishte me bazë të gjerë, borxhi publik mbetet i lartë.

Ndërsa kreditimi për sektorin privat u rrit fuqishëm gjatë vitit 2021 si për bizneset ashtu edhe për individët. Po kështu, depozitat bankare vijuan të zgjerohen me 10.3 %, ku kursimet e individëve përbëjnë rreth dy të tretat e rritjes së totalit të depozitave në sistemin bankar. Investimet e huaja direkte u rritën në vitin 2021, duke arritur në 6.4 % të PBB-së si rezultat i investimeve në industrinë nxjerrëse, sektorin bankar dhe atë të telekomunikacioneve. Rritja e fortë e të ardhurave solli ngushtim të deficitit fiskal në 4.5 për qind të PBB-së.

Megjithatë, pavarësisht rimëkëmbjes së fortë pas pandemisë, Shqipëria është prekur së fundmi nga zhvillimet në arenën ndërkombëtare dhe po përballet me sfida të reja, të cilat kërcënojnë perspektivën e rritjes ekonomike dhe uljen e varfërisë.

Megjithatë, rimëkëmbja pas pandemisë është ndalur, pasi lufta në Ukrainë ka tronditur të gjithë rajonin. Rritja ekonomike për Ballkanin Perëndimor në vitin 2022 aktualisht parashikohet të jetë vetëm 3.1 për qind.

“Pavarësisht rikuperimit të fortë pas pandemisë, Ballkani Perëndimor po përballet aktualisht me një sërë sfidash të reja, të shtuara dhe nga lufta në Ukrainë, si rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, inflacioni i lartë dhe ngadalësimi i tregtisë dhe investimeve. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë nevojë për politika mbështetëse të kujdesshme për t’i menaxhuar këto kriza në mënyrë efektive dhe për të ruajtur përfitimet e rëndësishme të arritura në 2021, siç është ulja e varfërisë,”- tha Linda Van Gelder, Drejtoreshë Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Rreziqet e kahut të poshtëm lidhur me perspektivën ekonomike të rajonit janë shqetësuese. Zgjerimi i konfliktit ose zgjatja e luftës në Ukrainë mund të shkaktojnë ndërprerje të tjera në zinxhirët e tregtisë globale dhe rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

kufizuar fiskale do të ezaurohet nga politika të ndërmarra si kundërpërgjigje ndaj çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve dhe në kushtet e rritjes së kostove të rifinancimit.

“Në një mjedis të tillë, politikat e qeverisë duhet të fokusohen në forcimin e qëndrueshmërisë dhe ndërmarrjen e reformave strukturore me synimin për të mbështetur rritjen ekonomike dhe përballuar krizat. Në kushtet e hapësirës së kufizuar fiskale, vendet duhet të analizojnë me kujdes kostot dhe përfitimet e angazhimeve të reja për shpenzime si kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, duke u dhënë përparësi familjeve më të cenueshme,”- u shpreh Sanja Madzarevic-Sujster, ekonomiste e lartë e Bankës Botërore.

Në kushtet e krizës energjetike në Europë, raporti jep gjithashtu një vlerësim lidhur me nivelin e cenueshmërisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj goditjeve të çmimeve të energjisë, masat e marra nga qeveritë për zbutjen e pasojave dhe se si kriza mund të ndikojë avancimin e procesit të kalimit në energji të gjelbër.

(j.c)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi ekonomi ekonomia rregullatori ekonomik për ballkanin perëndimor ekonomia rregullatori ekonomik për ballkanin perëndimor

Sondazh

Poll