Ekonomi

Në Shqipëri qarkullojnë 3 mld euro jashtë sistemit bankar

12 Prill 2022, 13:36 Nga DOSJA
Në Shqipëri qarkullojnë 3 mld euro jashtë sistemit bankar

Në muajin shkurt 2022, në Shqipëri qarkullonin 363.2 mld lekë ose rreth 3 mld euro, para të thata.

Sipas Bankës së Shqipërisë ky është niveli më i lartë në dy dekada për këtë periudhë. Nga shkurti i shkuar, këtë herë janë 17.5 mld lekë më shumë jashtë sistemit bankar. BSH e cila synon minimizimin e kësaj shifre dhe orientimi e konsumatorëve drejt bankave, e përcakton si të rrezikshme për shëndetin financiar në vend.

Sipas analizave të mëhershme, shifra e lartë e parave të thata është tregues i informalitetit në ekonomi, por edhe pasiguria ndaj sektorit bankar.

Shqiptarët kanë qenë gjithmonë konservatorë të parasë së thatë dhe përdorimit të saj për mallra dhe shërbime të ndryshme.

Shifrat e larta të parasë jashtë sektorit bankar janë më të zakonshëm gjatë sezonit veror, për shkak të emigrantëve dhe turistëve. Po ashtu dhe rritja e xhiros së bizneseve në shërbime, akomodime dhe ushqim./GazetaSI

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi leke ne shqiperi sistemi bankar leke ne shqiperi sistemi bankar

Sondazh

Poll