Bota

Zgjedhjet/ Macron dhe Le Pen kalojnë raundin e parë, si ia dolën kandidatët e tjerë?

10 Prill 2022, 18:31 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Macron dhe Le Pen kalojnë raundin e parë, si ia dolën

FRANCË- Sondazhet e ndryshme kanë shifra paksa të ndryshme, por të gjitha ato tregojnë qartë se presidenti aktual Emmanuel Macron dhe liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen kanë kaluar në raundin e dytë, siç ishte parashikuar gjerësisht nga sondazhet e opinionit gjatë gjithë fushatës.

BBC shkruan se kjo do të thotë se raundi i dytë është midis dy kandidatëve të njëjtë si në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2017. Në vendin e tretë ishte kandidati i së majtës, Jean-Luc Mélenchon, i cili kishte rreth 20% të votave.

Kandidati i ekstremit të djathtë Eric Zemmour, me 7.2% të votave (sipas exit poll-it të Franceinfo), nuk ia doli ashtu siç pritej. Kandidatja konservatore Valérie Pécresse, me vetëm 5% të votave, ka regjistruar rezultatin më të keq për një parti kryesore të së djathtës në dekada, transmeton Franceinfo.

E njëjta gjë vlen edhe për kandidaten e Partisë Socialiste të qendrës së majtë, Anne Hidalgo, e cila mori 2.1% të votave. Kandidati për të Gjelbrit, Yannick Jadot, doli pak më mirë se ata të dy, por gjithsesi doli më keq se sa pritej me 4.4% të votave.

LAJMI KRYESOR/ Zgjedhjet presidenciale në Francë! Garë e ngushtë midis Macron dhe Le Pen

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anne hidalgo emmanuel macron eric zemmour jean-luc mélenchon marine le pen yannick jadot zgjedhjet ne france 2022 anne hidalgo emmanuel macron eric zemmour jean-luc mélenchon marine le pen yannick jadot zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll