Art&Argëtim

Lady Gaga e ndau nga burri, Irina Shayk rrëfen ‘sekretin rus’ që po përdor ndaj saj

12 Korrik 2019, 11:29 Nga DOSJA
Lady Gaga e ndau nga burri, Irina Shayk rrëfen ‘sekretin rus’

Supermodelja,  Irina Shayk ka mbajtur një heshtje dinjitoze që nga ndarja e saj nga Bradley Cooper, mes thashethemeve të romancës së tij me Lady Gaga-n, të cilën të dy kanë mohuar.

Ndërsa këngëtarja ka insistuar se ajo kishte vetëm një marrëdhënie profesionale me regjisorin dhe yllin e saj “A Star Is Born”, ajo ka pranuar se miqësia e saj me Cooper ishte “e veçantë”.

Performanca e saj intime me Cooper në Oscar në performancën e këngës Shalloë ishte një pilulë e hidhur për Irinën që ta gëlltiste, ndërsa ishte ulur në rreshtin e pare. Vetëm pak javë më vonë ajo i dha fund marrëdhënies me aktorin.

Në intervistën e saj të parë që nga ndarja, Irina u tha “Bazaar .com” se ajo nuk është “e përsosur” dhe ndërsa nuk pranoi të fliste për jetën e saj private, ajo arriti të dërgonte mesazhe thumbuese për Cooper dhe për Lady Gaga-n.

Nëpërmjet një proverbe ruse, Irina u shpreh: “Sa herë njerëzit më dërgojnë lule, unë preferoj më mirë një bimë domateje”.

Këtë modelja e tha jo pa arsye. Ajo ka shpjeguar se në Rusi, njerëzit i mbjellin domatet për të larguar shpirtrat e këqij. Dhe me siguri ‘shpirtra të këqij’ e kishte për çiftin e tradhtarëve.

Burimi: Mirror

(R.L/Dosja.al)

               

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bradley cooper irina shayk irina shayk flet për herë të parë pas ndarjes lady gaga bradley cooper irina shayk irina shayk flet për herë të parë pas ndarjes lady gaga

Sondazh

Poll