Bota

Zelenskyy: S’është e vërtetë që Rusia është tërhequr, të gatshëm të mbrojmë çdo metër tokë

31 Mars 2022, 05:55 Nga DOSJA
Zelenskyy: S’është e vërtetë që Rusia

UKRAINË– “Negociatat me Rusinë janë duke vazhduar, por janë vetëm fjalë”. Kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh të postuar në mediat sociale. “Po, ne kemi proces negociatash, por ato janë vetëm fjalë, pa asgjë konkrete”, tha Zelensky.

Zelensky tha gjithashtu se “tërheqja e supozuar” e trupave ruse nga Kievi dhe Chernihiv nuk është një tërheqje, por një rezultat i punës së ushtrisë ukrainase.

“Ka fjalë të tjera për tërheqjen e supozuar të trupave ruse nga Kievi dhe Chernihiv dhe reduktimin e aktiviteteve të pushtuesve në këto territore. Kjo nuk është një tërheqje, ky është rezultat i punës së mbrojtësve tanë, të cilët i kanë shtyrë prapa”, tha ai.

Zelensky tha se trupat ruse po përqendrohen në rajonin e Donbasit për sulme të reja, duke shtuar se ukrainasit janë “gati për këtë”. Ai tha se kishte një telefonatë një orëshe me presidentin amerikan Joe Biden dhe e falënderoi atë për 500 milionë dollarë shtesë në ndihmë për Ukrainën.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymir zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 31 Mars 2022, 05:47

Shtrenjtohen përsëri karburantet në Kosovë

Pas uljes së çmimit për disa ditë, çmimi i naftës është rritur përsëri në Kosovë. Një litër naftë tani kushton nga 1.59 euro deri në 1.69. Dita e ...