Art&Argëtim

E trishtë! Aktorja Delinda Disha humb binjakët: Nuk ja dolëm dot, jam shumë keq…(Postimi)

24 Mars 2022, 16:20 Nga DOSJA
E trishtë! Aktorja Delinda Disha humb binjakët: Nuk ja dolëm dot,

TIRANË- Aktorja Delinda Disha ka humbur binjakët që priste të sillte në jetë. Lajmin e hidhur ajo e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, në një postim ku shkruan se ndihet shumë keq nga ana psikologjike. Ajo shton se nga ana fizike është në gjendje të mirë, por nga psikologjikisht po e kalon shumë keq humbjen e dy bebushave të saj.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja aq shumë janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq,”- shkruan Delinda.

Delinda Disha ka një djalë që e quajnë Desanti. Ajo është e martuar me kostumografin Eldo Disha me të cilin është njohur që në kohën kur stidionte në Akademinë e Arteve. Në fillim të muajit mars, ajo ndau me të gjithë lajmin e ëmbël se do të bëhej nënë për herë të dytë dhe se priste binjakë, gjë që i dukej si një ëndërr që fatkeqësisht nuk iu bë realitet.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz delinda disha delinda disha

Sondazh

Poll