Bota

Kërcënimi i Biden për Kinën/ Përmbledhja e ditës së 21-të të luftës, ja çfarë duhet të dini

18 Mars 2022, 22:11 Nga DOSJA
Kërcënimi i Biden për Kinën/ Përmbledhja e ditës

KIEV- CNN ka sjellë në mënyrë të shkurtuar se çfarë ka ndodhur ditën 23-të të luftës në Ukrainë, duke sjellë ngjarjet më të rëndësishme të ditës.

Qindra ka të vrarë ende nën rrënoja: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të premten se 130 njerëz janë shpëtuar nga teatri i bombarduar në qytetin e Mariupol deri më tani. Por sipas Zelenskyy-t, qindra njerëz janë ende nën rrënoja në Mariupol.

Zonat e prekura: Lviv, Kramatorsk dhe një rreth në Kiev u goditën nga armët ruse, sipas autoriteteve ukrainase. Ushtria ukrainase shtoi se dy rrugët kryesore të Rusisë për të sulmuar kryeqytetin janë bllokuar. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron i tha presidentit rus Vladimir Putin se ishte i shqetësuar për situatën në Mariupol, qyteti ukrainas që është goditur nga bombardimet e vazhdueshme gjatë ditëve të fundit.

Evakuimet: Nëntë korridore për evakuimin e civilëve janë hapur. Për të dytën ditë me radhë, një nga korridoret e rënë dakord lidh qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit me Zaporizhzhia, i cili mbetet nën kontrollin e Ukrainës. Imazhet e reja satelitore nga Maxar Technologies po tregojnë se më shumë zona në Mariupol janë shkatërruar nga përleshjet intensive mes ushtrive ruse dhe ukrainase.

Vdekjet rriten: Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mbi 800 civilë ukrainas kanë humbur jetën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, por “mendohet se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta”.

Biden dhe Xi flasin bashkë: Presidenti i SHBA, Joe Biden i tha CNN se telefonata e tij me presidentin kinez Xi Jinping “shkoi mirë”. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë në një telefonatë gati dy orëshe me udhëheqësin e Kinës.

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë. Moska pretendon se ata janë “në gjysmë të rrugës”, por Kievi thotë se pozicioni i tyre mbetet “i pandryshuar”.

LAJMI KRYESOR: Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Macron bisedë me dy liderët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2022, 21:54

Si po jetohet në Beograd agresioni rus

Nga Le FigaroNikola Tesla është aeroporti i vetëm evropian i cili vazhdon të sigurojë lidhjen ajrore me Rusinë: dy fluturimet direkte të Air Serbia, nisen dhe k...