Bota

Zv.ministri i Polonisë: Sulmi rus pranë kufirit është një mesazh për NATO-n

14 Mars 2022, 08:25 Nga DOSJA
Zv.ministri i Polonisë: Sulmi rus pranë kufirit është

POLONI– Një sulm me raketa ruse në një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit polak dje ishte një përpjekje për të “kërcënuar” NATO-n, tha për BBC zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz. Të paktën 35 njerëz vdiqën në sulmin në bazën e trajnimit Yavoriv, ​​rreth 20 km nga kufiri me Poloninë, një anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.

Przydacz i tha programit Today të BBC Radio 4 se lëvizja e Rusisë ishte “shumë provokuese, ta me siguri e dinin se kjo bazë ushtarake ishte vendosur shumë afër kufirit polak,” thotë ai.

“Pra, natyrisht, rusët e dinin se çfarë po goditnin dhe donin të kërcënonin NATO-n… Ata donin të dërgonin një mesazh duke kërcënuar NATO-n.”

Przydacz thotë se ka frikë se “vendi im dhe disa vende të tjera janë disi në rrezik pasi zoti Putin po përpiqet të shkatërrojë botën në të cilën po jetojmë”.

(A.B)Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 14 Mars 2022, 08:19

Kapacitetet ekonomike dhe problemet e Ukrainës

Me një sipërfaqe prej më shumë se 600.000 kilometra katrorë dhe më shumë se 43 milionë banorë, Ukraina është një nga vendet më të mëdha në Evropë. Krizat kanë f...