Bota

Rusia i kërkon gjykatës të cilësojë kompaninë e Zuckenberg, Meta si organizatë ekstremiste

11 Mars 2022, 14:20 Nga DOSJA
Rusia i kërkon gjykatës të cilësojë kompaninë e

RUSI– Prokurorët i kanë kërkuar një gjykate ruse që të caktojë organizatën mëmë të Facebook, Meta Platforms, si një “organizatë ekstremiste”, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax.

Kufizimet e reja vijnë menjëherë pasi Meta, e cila zotëron Instagram, Facebook dhe Whatsapp, u cilësua si një “organizatë ekstremiste” për ndryshimin e politikës së saj të gjuhës së urrejtjes për të lejuar postime që bëjnë thirrje për dhunë kundër ushtrisë ruse.

Në dritën e pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës, ne bëmë një përjashtim të përkohshëm për ata që janë prekur nga lufta, për të shprehur ndjenjat ndaj forcave të armatosura pushtuese, si vdekje pushtuesve rusë”.-thuhet në njoftim.

Ndryshimet e bëra u drejtuan kryesisht përdoruesve evropianë të mediave sociale në lidhje me pushtimin.
Megjithatë, ata pretendojnë se do të heqin postimet që nxisin dhunë ndaj rusëve në përgjithësi.

Prokurori i shtetit i kërkoi gjithashtu mbikëqyrësit të komunikimeve të Rusisë të kufizojë aksesin në shërbimin e rrjeteve sociale të Metës në Instagram.

Meta do të lejojë përdoruesit e Facebook dhe Instagram në disa vende të bëjnë thirrje për dhunë kundër rusëve dhe ushtarëve rusë në kontekstin e pushtimit të Ukrainës nga Moska. Një tjetër agjenci ruse e lajmeve, TASS, raportoi se hetuesit rusë kishin hapur një çështje për veprimet e Metës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Sulmohen qytetet, Ukraina akuzon Rusinë për terrorizëm, mblidhet Këshilli i Sigurimit

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota facebook lufta ukraine-rusi mark zuckerberg facebook lufta ukraine-rusi mark zuckerberg

Sondazh

Poll