Aktualitet

Policia rrethon Edmond Spahon,e marrin ta dërgojnë në Komisariat,deputeti:Mos prek me dorë!

11 Mars 2022, 12:30 Nga DOSJA
Policia rrethon Edmond Spahon,e marrin ta dërgojnë në

KORÇË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është përplasur me Policinë e Korçës duke tentuar që të vazhdojnë dhe më tej ecjen përgjatë bulevardit. Siç duket nga pamjet e filmuara në qytet nga mediat, Spaho është shtyrë e efektivët e Policisë, i janë afruar disa herë deputetit dhe kanë tentuar ta shtyjnë atë, ndërsa demokrati i ka kërkuar disa herë që të largohej dhe mos ta prekte me dorë.


PJESË NGA BISEDA:

Spaho: Mos më prek me dorë
Polici: Vazhdoni andej!
Spaho: Ju lutem, mos më dorë. Kam të drejtë të protestoj!

Deri më tani raportohet se ai po shoqërohet në Komisariat, por deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edmond spaho proteste kunder rritjes se cmimeve edmond spaho proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Mars 2022, 12:08

Çmimi i naftës bie në 220 lekë pas protestave

Protesta në të katër anët e vendit. Rrugë të bllokuara. Dhjetëra protestues të shoqëruar nëpër komisariate apo të referuar për ndjekje penale. Tabelat e ç...