Ekonomi

Ethet e luftës kapin shqiptarët!Blejnë miell me shumicë, nafta kap ‘pikun’, situata e zymtë

3 Mars 2022, 15:38 Nga DOSJA
Ethet e luftës kapin shqiptarët!Blejnë miell me shumicë,

TIRANË“Shqipëria ka rezervë edhe për 6 ditë bukë,”- kjo shprehje e thënë në mbledhjen e fundit të qeverisë së Stabilitetit nga ish-kryeministri Ylli Bufi. Duket se kjo shprehje u ka mbetur në mendje shqiptarëve që kanë nisur të blejnë me alarm të gjithë ushqimet bazike të shportës; miell; kripë; vaj; sheqer etj. E gjitha për të qenë të përgatitur për luftë.

Vetëm pak ditë luftime në Ukrainë dhe në Shqipëri është ngritur një alarm për bukën si kurrë më parë në vitet e fundit. Për shkak të bllokimit të importeve nga Rusia, vala e rritjes së çmimit të miellit ishte e menjehershme në të gjithë vendin, ndërkohë që lufta, paniku e ankthi bëjnë të veten. Në Elbasan, tregtarët e miellit thotë se janë përballur me kërkesa të papërballlueshme.

Teksa magazinat janë boshatisur thonë se edhe miell po gjejnë me mik. Për shkak të kërkesës së madhe, çmimi i miellit me shumicë nga 6500 ka shkuar në 7000 lekë për kuintal, ndërsa qytetarët nuk ndalen dhe nxitojnë të vendosin rezerva për 3-4 muajt e ardhshëm. Si dihet se ç’ndodh? Deri më tani, bursa- e vetmja njësi matëse e frenezisë në rrjet, çmimet globale të mallrave po shkojnë drejt rritjes më të madhe javore në më shumë se 50 vjet. Që nga nisja e luftës në Ukrainë, çmimi i miellit me shumicë u rrit me 500 lek për kuintal, kjo pasi Shqipëria importon gjysmën e sasisë vjetore të drithërave nga Rusia dhe Ukraina.

Por nuk bëhet fjalë vetëm për drithërat! Edhe çmimet e gazit natyror në Europë kanë shënuar një rekord të ri, pasi është rritur 18 për qind këtë javë, duke shënuar kështu rritjen më të madhe që prej viteve 1970. Në Shqipëri, rritja parashikohet para se të vijë në fakt karburanti nga Lindja e Mesme. Pasi vendi ynë bllokoi importet nga Rusia si pjesë e sanksioneve, do të duhet që ta sigurojmë gjetkë atë që na duhet…

Ndërkohë që në vend burime jo të konfirmuara nga qeveria flasin për rreth 3 muaj rezerva, por duket se shitësit nuk e kanë marrë ende mesazhin. Aktualisht në Shqipëri, benzina shitet me 214 lekë; ndërsa nafta me 209 lekë për litër. Sanksionet perëndimore ndaj Moskës duket se nuk po shkaktojnë dëme vetëm në ekonominë ruse, ndaj ruani xhepat! Çdo e hollë do t’ju duhet…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi kryesore rritja e cmimit te grurit rritja e cmimit te naftes shqiperia rritja e cmimit te grurit rritja e cmimit te naftes shqiperia

Sondazh

Poll