Ekonomi

Çmimi i grurit u rrit me 8%/ Para lufte 1 ton kushtonte 350€, tani shkon deri në 410€

28 Shkurt 2022, 19:01 Nga DOSJA
Çmimi i grurit u rrit me 8%/ Para lufte 1 ton kushtonte 350€, tani

Nëse lufta Rusi-Ukrainë do të vazhdojë shqiptarëve buka do tu kushtojë më shtrenjtë. Para se të shpërthente lufta, një ton me grurë në bursë kushton 350 euro, ndërsa sot afërsisht kushton 410 euro. Adi Haxhiymeri, kreu i shoqatës së prodhuesve të miellit:  Grurin mbi 60% ne e kemi blerë në Rusi. Duke qenë se ky koridor u bllokua, çmimi i grurit në bursë u rrit me 50 euro për ton, ose 8% me shumë. 

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Miellit, Adi Haxhiymëri, thotë se shqiptarët nuk do të mbesin pa bukë, pasi importuesit e grurit janë hedhur në tregun europian.

Adi Haxhiymeri, kreu i shoqatës së prodhuesve të miellit: Nuk do të ndodhi krizë, pasi si do që ndodhi gruri këtu tek ne do të vijë, problemi është se sa do të jetë cmimi . Ne jemi duke parë opsionet e tjera si: Rumani, Bullgaria, Hungaria. Serbia është me pikëpyetje sepse ka dy-tre ditë që e ka bllokuar eksportin, të shikojmë se cfarë do të bëj në ditët e ardhshme. Përse e bllokuar eksportin? Dy janë arsyet ose i është bashkangjitur situatës, ose po ruan rezervat për vendin e saj që të mos ketë rritje të çmimit. 

Mometalisht një kilogram miell kushton 3 lek më tepër për shkak të rritjes së cmimit të energjisë elektrike dhe gazit, në ditët e ardhshme pritet të vendoset nëse do të kemi rritjet të cmimit të grurit.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi adi haxhiymeri cmimi i grurit ne shqiperi adi haxhiymeri cmimi i grurit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ekonomi 28 Shkurt 2022, 14:26

Juth App…. porta e mundësive të reja

Ka gjithmonë një mundësi, një hapësirë më shumë që mund dhe duhet t’u jepet të rinjve që kanë lindur për të qenë të lirë, për të qenë ata që duan të jenë, vetve...