Bota

Biden letër Vuçiçit: Dialogu me Kosovën duhet të përfundojë me njohje reciproke

12 Shkurt 2022, 09:55 Nga DOSJA
Biden letër Vuçiçit: Dialogu me Kosovën duhet të

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar letër homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, me rastin e ditës së shtetit të Serbisë. Siç transmeton “Ekspress”, në letrën e publikuar nga presidenca e Serbisë, Joe Biden i kujton Vuçiçit se rruga evropiane e Serbisë varet nga progresi drejt normalizimit të plotë të raporteve me Republikën e Kosovës. Ndërkohë që përsërit edhe njëherë se vendet duhet që të kenë njohje reciproke. 

Po ashtu, ndër të tjera në letrën e tij, Biden i shkruan Vuçiçit se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj.

“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke. SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj”, ka shkruar Biden në letrën e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic joe biden shba aleksander vucic joe biden shba

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2022, 07:25

Dosja “Titanik”, 8 të akuzuar pranojnë fajin

Ish-zyrtarët qeveritarë Mile Janakieski, Gordana Jankullovska dhe Martin Protugjer dhe pesë të akuzuar të tjerë kanë pranuar fajin për parregullsitë zgjedhore n...