Ekonomi

Rikthehet pesimizmi! Treguesi i besimit në ekonomi e nis me rënie vitin 2022

8 Shkurt 2022, 06:09 Nga DOSJA

Treguesi i ndjesisë ekonomike e nisi me rënie vitin 2022. Mbështetur në vrojtimin periodik të Bankës së Shqipërisë, ky tregues ra me 1.7 pikë përqindje gjatë muajit janar, duke ngelur megjithatë sipër mesatares afatgjatë. Rënia e janarit erdhi pasi besimi në ekonomi ishte përmirësuar për dy muaj radhazi në fund të vitit të kaluar. Kjo rënie u përcaktua kryesisht nga tkurrja e besimit në sektorin e industrisë dhe shërbimeve dhe, në një shkallë më të vogël, nga rënia e besimit konsumator. Ndërkohë, treguesit e besimit në sektorët e ndërtimit dhe në atë të tregtisë u përmirësuan.

Treguesi i besimit të industrisë shënoi rënie me 3.8 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar nga ecuria në rënie e balancës së prodhimit dhe kontratave porositëse. Megjithatë, pritjet e bizneseve për prodhimin, punësimin dhe për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime shënoi rënie me 4.2 pikë përqindje në muajin janar, i ndikuar nga performanca më e dobët e komponentëve të lidhur me ecurinë e biznesit dhe me kërkesën për shërbime. Në linjë me këta tregues, bizneset vlerësojnë edhe situatën aktuale të punësimit në rënie.

Edhe treguesi i besimit konsumator shënoi rënie me 0.7 pikë përqindje në muajin janar, rënie që përkeqësoi pozicionin e tij krahasuar edhe me mesataren e vet afatgjatë. Ecuria e muajit janar pasqyroi vlerësimin më negativ të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha si dhe pritjet për situatën e tyre financiare në të ardhmen. Nga ana tjetër, pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike në vend kanë ardhur në përmirësim.

Treguesi i besimit në ndërtim iu rikthye përmirësimit në muajin janar, duke shënuar një vlerë 3.1 pikë përqindje më të lartë se sa një muaj më parë. Ky zhvillim u ndikua si nga përmirësimi i balancës për aktivitetin ndërtues ashtu edhe nga treguesi për kontratat porositëse. Rritje regjistruan dhe pritjet për nivelin e punësimit. Por, pritjet e bizneseve për çmimet regjistruan rënie, pas rritjeve të njëpasnjëshme të tre muajve të mëparshëm.

Treguesi i besimit në tregti u rrit me 3.4 pikë përqindje në muajin janar, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet më të mira të bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Por, nga ana tjetër, pritjet për ecurinë e biznesit në muajt e ardhshëm, për porositë dhe punësimin janë në përkeqësim në krahasim me ato të muajit të kaluar.

Megjithëse performanca e ekonomisë shqiptare u përmirësua ndjeshëm vitin e kaluar, vala e fortë inflacioniste ka nisur të ndikojë ndjeshëm pritshmëritë dhe ndjesitë e biznesit dhe konsumatorëve për të ardhmen e afërt. Inflacioni në dhjetor arriti në 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë, ndërsa pritet një rritje e tëmejshme e tij të paktën edhe për gjysmën e parë të këtij viti./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi ekonomi ekonomi ne shqiperi pesimizem ekonomi ekonomi ne shqiperi pesimizem

Sondazh

Poll