Art&Argëtim

Mira Konçi thumbon ish-bashkëshortin në rrjetet sociale

1 Shkurt 2022, 11:40 Nga DOSJA
Mira Konçi thumbon ish-bashkëshortin në rrjetet sociale

TIRANË- Këngëtarja Mira Konçi duket se nuk po e përjeton mirë ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, kompozitori Shpëtim Saraçi. Kur kanë kaluar vetëm dy muaj nga zyrtarizimi i ndarjes së tyre, Konçi ka bërë nha status thumbues në rrjetet sociale. Pa përmendur emër ajo shkruan se asnjëherë nuk duhet besuar një person që është përpjekur të të shkatërrojë karrakterin, duke e konsideruar një gjarpër atë. Në një tjetër postim, këngëtarja ka vendosur të ndajë disa vargje të këngës së publikuar nga Flori Mumajesi e Anxhelina, me titull “Anash”. Sërish nuk është përmendur asnjë emër, por situata në të cilën ndodhet këngëtarja na lë të kuptohet se këeto postime i drejtohen kompozitorit Saraçi. 

Postimi i parë: Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh.

Postimi i dytë:

S’ki me ik
S’ki me ik
Kurr nga menimet e mija
Edhe nga ajo dashnia
Qe kena jetu bashk.

Çifti i njohur në muzikë i viteve ’90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës në mënyrë aspak të zakontë, 25 vite pasi u bënë të famshëm në publik për romancën e tyre. Prej katër vitesh, dyshja jetonin në Shtetet e Bashkjuara të Amerikës. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Erës dhe Drinit.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz mira konci shpetim saraçi mira konci shpetim saraçi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Shkurt 2022, 11:22

Për kë e ka? Donaldi: Nusen e kam jashtë

TIRANË- Djemtë e shtëpisë së Big Brother VIP,  kanë rrëfyer historitë e tyre të dashurisë. Donaldi Veshaj, aktori u humorit teksa ishte me Ilirin në oborr,...

Art&Argëtim 31 Janar 2022, 18:43

E trishtë! Fjoralba Ponari humb nënën

TIRANË– Moderatorja e emisionit “Portokalli”, Fjoralba Ponari ka humbur një nga personat më të rëndësishëm në jetën e saj, nënën.Lajmi ës...