Ekonomi

Kredia e re për bujqësinë pësoi rënie vitin e kaluar

27 Janar 2022, 06:11 Nga DOSJA
Kredia e re për bujqësinë pësoi rënie vitin e kaluar

Qeveria shqiptare prezantoi të mërkurën një skemë të garantimit të kredive për sektorin bujqësor nëpërmjet garancive sovrane. Kjo nismë ka qëllim të rrisë aksesin e fermerëve në kredinë bankare. Megjithëse kjo nuk është nisma e parë që tenton të lehtësojë kreditimin për këtë sektor, bujqësia ende ngelet një sektor i nënkredituar, të paktën në raport me peshën dhe kontributin prej që ky sektor jep në ekonominë shqiptare (përbën rreth 19% të PBB-së).

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për 11-mujorin e vitit e kaluar sektori bankar disbursoi rreth 2.02 miliardë lekë kredi të reja për këtë sektor, në rënie prej 6.2% krahasuar me një vit më parë. Pesha specifike e kredisë së re të dhënë për bujqësinë kundrejt kredisë së dhënë për ndërmarrjet private nga sektori bankar edhe vitin e kaluar ishte mjaft modeste, me më pak se 1.4% të totalit, edhe kjo në rënie nga niveli prej 1.45% i shënuar për të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Limitet e kreditimit të bujqësisë duken qartë edhe të matura në peshën që portofoli i kredisë për bujqësinë, i matur si tepricë kredie, zë ndaj totalit të kredisë për biznesin. Në fund të nëntorit 2021, kredia për bujqësinë përbënte 1.6% të tepricës së kredisë për bujqësinë, në vlera të përafërta me një vit më parë. Pesha e bujqësisë në portofolin e kredis për ndërmarrjet private ka ngelur pothuajse e pandryshuar në dekadën e fundit, çka tregon se, në thelb, përpjekjet për të rritur peshën e bujqësisë në kreditim nuk kanë dhënë shumë rezultate.

Në analizën e Bankës së Shqipërisë, arsyet kryesore që e bëjnë të vështirë kreditimin e bujqësisë janë perceptimi i lartë i rrezikut nga bankat për investimin në këtë sektor, konkurrueshmëria e ulët e bujqësisë për shkak të fragmentarizimit, si edhe mungesa e kolateralit të përshtatshëm për të garantuar kreditë. Guvernatori Sejko tha këtë javë se skemat e garancisë mund të jenë një zgjidhje në afatin e shkurtër dhe të mesëm, por zbutja e rreziqeve të kreditimit të bujqësisë në afatin e gjatë do të kërkonte ndërhyrje më thelbësore për rritjen e konkurrueshmërisë së këtij sektori.

Një mekanizëm tjetër që do të ndihmonte në zbutjen e rreziqeve mund të ishte edhe aplikimi i produkteve të sigurimit të fermerëve, produkte që në Shqipëri pothuajse nuk ekzistojnë. Për shkak të rreziqeve të larta ndaj të cilave është i ekspozuar ky sektor, primet e sigurimit zakonisht rezultojnë shumë të larta, në nivelin e 7%-8% të shumës së siguruar. Ekspertët e sigurimeve shprehen se këto produkte në Shqipëri nuk ekzistojnë, sepse prime kaq të larta janë të papërballueshme për fermerët. E vetmja zgjidhje mund të ishte subvencionimi i pjesshëm i primeve të sigurimit nga shteti, si formë e mbështetjes së fermerëve. Një zgjidhje e tillë do të ulte ndjeshëm rreziqet edhe institucionet e kredidhënies, duke iu dhënë fermerëve më shumë akses në kredinë bankare./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi kryesore bujqesia ne shqiperi bujqrsia bujqesia ne shqiperi bujqrsia

Sondazh

Poll