Art&Argëtim

Djali i këngëtares vrau veten, Sinead O’Connor përfundon në spital: Më falni…

14 Janar 2022, 17:20 Nga DOSJA
Djali i këngëtares vrau veten, Sinead O’Connor përfundon

IRLANDË- Këngëtarja Sinead O’Connor është shtruar në spital vetëm disa ditë pasi djali i saj 17-vjeçar u gjet i vdekur. Ka qenë vetë 55-vjeçarja ajo që njoftoi për gjendjen e saj me anë të një postimi ku tregon se ishte në polici dhe po dërgohej në spital. O’Connor pas lajmit të trishtë fajësoi spitalin që la të dilte jashtë djalin i cili kishte tentuar edhe më parë t’i jepte fund jetës. Së fundmi ajo ka kërkuar falje.

“Fëmijët e mi nuk duan të më njohin. Unë jam një njeri kot. Të gjithë mendoni se jam e mirë sepse mund të këndoj. Por nuk jam. Më falni. Nuk duhej ta kisha thënë këtë. Tani jam me policët rrugës për në spital. Më vjen keq që i mërzita të gjithë. Jam e humbur pa fëmijën tim dhe e urrej veten. Spital do të ndihmojë për një kohë. Por unë do të gjej Shane”, -tha ajo.

Djali 17-vjeçar, Shane ishte raportuar i zhdukur dy ditë para vdekjes së tij. O’Connor kishte thënë më parë se ishte “në vëzhgim vetëvrasjeje” në Spitalin Tallaght.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz sinead o’connor sinead o’connor

Sondazh

Poll