Ekonomi

Zgjerohet licenca e 2 bankave tregtare! Edhe për kujdestarinë e titujve të privatit

11 Janar 2022, 06:22 Nga DOSJA
Zgjerohet licenca e 2 bankave tregtare! Edhe për kujdestarinë e

Disa prej bankave tregtare në vend po zgjerojnë licencën e tyre të lidhura me shërbimet e kujdestarisë së titujve të qeverisë edhe për instrumente të emetuara nga kompani private.

Në mbledhjen e fundit të muajit dhjetor, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi kërkesën e Bankës së Parë të Investimeve (Fibank) dhe Bankës OTP Albania për zgjerimin e licencës në funksion të ruajtjes dhe administrimit të një spektri më të gjerë të instrumenteve financiare.

Bordi vendosi miratimin e zgjerimit të licencës së shoqërisë Banka e Parë e Investimeve, Albania, për titujt e transferueshëm, instrumentet e tregut të parasë dhe kuotat e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, si edhe ofrimin e shërbimit ndihmës “Ruajtja dhe administrimi i instrumenteve financiare në emër të klientëve” për të gjitha instrumentet financiare të mësipërm. Për të njëjtat instrumente dhe shërbime ndihmëse u licencua njëkohësisht edhe Banka OTP Albania, por duke përjashtuar titujt e transferueshëm dhe instrumentet e tregut të parasë, të cilat përmbajnë në strukturën e tyre një instrument derivativ, apo që konsiderohen instrumente financiare komplekse.

Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë bankat po shtojnë gamën e shërbimeve të reja, sidomos të atyre të lidhura me segmentet e tjera të tregut financiar. Shembuj të tillë janë shitja e produkteve të sigurimit, shërbimet e lidhura me tregtimin e titujve për klientët, shërbimet e depozitarit për fondet e pensioneve dhe të investimeve, etj. Madje, në fund të vitit të kaluar, banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), mori licencë për ofrimin e shërbimit të investimeve në bursë, nëpërmjet një platforme online. Këto lëvizje po ndjekin zhvillimet e tregjeve financiare jobankare në vitet e fundit, por, nga ana tjetër, janë edhe një strategji për të diversifikuar burimin e të ardhurave të bankave tregtare.

Sektori bankar shqiptar historikisht ka pasur interesat nga huatë dhe investimet e tjera financiare si burimin kryesor të të ardhurave. Kjo lidhet me faktin që biznesi i bankave mbështetet kryesisht në produkte klasike, si huadhënia apo instrumentet e borxhit financiar. Por, në vitet e fundit ka një tentativë për të diversifikuar bazën e të ardhurave. Kjo pjesërisht është motivuar nga epoka e normave tejet të ulëta të interesit dhe nga rritja e kostove rregullatore.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të 9-mujorit 2021, të ardhurat e sektorit bankar nga zëri i komisioneve dhe gjobave arritën vlerën e pothuajse 9.8 miliardë lekëve ose gati 80 milionë eurove. Vlera e të ardhurave nga komisionet është rritur me 25% krahasuar me një vit më parë dhe ka arritur nivelin më të lartë të dekadës së fundit dhe, me shumë të ngjarë, nivelin më të lartë historik./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi kryesore amf banka banka tregtare sektori privat amf banka banka tregtare sektori privat

Sondazh

Poll