Insights

We love USA…

20 Shkurt 2019, 13:06 Nga DOSJA
We love USA…

Djegia e mandateve nga ana e opozitës nuk është një vendim i papritur sesa është një akt i vonuar në pritshmëritë konstante të mendjeve të arsyeshme qytetare të këtij vendi.

Ata shqiptarë që nuk e kanë braktisur ende këtë vend qëndrojnë vetëm sepse në vetdijen e tyre më të lartë nga Shqipëria duhet të largohet Edi Rama dhe asnjë qytetar tjetër më.

Vetëm në këtë mënyrë ambasada mund t’i kursejë vetes punën e stërmundimshme të verifikimit të 300 mijë aplikimeve vjetore të shqiptarëve për llotarinë amerikane. Ky akt është i volitshëm edhe për ju.

Vetëm me largimin e Edi Ramës, investitorët me shtetësi amerikane si Faad Mitri nuk do të gjymtohen rrugëve të Shqipërisë nga bandat pranë-qeveritare. Ky vendim është i volitshëm edhe për ju. Vetëm me largimin e Edi Ramës, Shqipëria nuk do të votojë kurrë kundër interesave amerikane në OKB siç ka ndodhur plot 2 herë vitin e shkuar.

Ju betohem që kjo është një gjë e mirë edhe për raportet tona. Me largimin e Edi Ramës, asnje kryeministër shqiptar nuk do të dalë në CNN që të sulmojë kandidatin për President të SHBA që më pas zgjidhet si i tillë duke ndërhyrë në një proces zgjedhor të një vendi tjetër.

Ju betohemi që ky është një siklet që e vuajmë sot e gjithë ditën dhe po iku Edi Rama nuk do të përsëritet më kurrë. Na lejoni ta djegim politikisht Edi Ramën dhe le të shërbejë ky akt i opozitës si një “Shpatë Damokleu” që nëse keq-qeveris si Rilindja të shporret njësoj si ajo po njësoj…

P.S…Fundja na lejoni më mirë të djegim mandatet e deputetëve sesa të digjet e gjithë Shqipëria… coz we love so much USA.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog bledian koka blogdosja djegia e mandateve te opozites edi rama nderkombetaret protesta e opozites 21 shkurt bledian koka blogdosja djegia e mandateve te opozites edi rama nderkombetaret protesta e opozites 21 shkurt

Sondazh

Poll