Art&Argëtim

Monika Lubonja i shpreh dëshirën produksionit: Dua intervistë me Veliajn, është VIP

2 Janar 2022, 09:11 Nga DOSJA

TIRANË– Monika Lubonja, aktorja e cila po vijon rrugëtimin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka shprehur dëshirën që të takojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn. Mbrëmjen e djeshme në emision, u transmentua klipi kur Monika përshëndet mikeshën e saj Olta Dakun. Në një moment, Big Brother tregon aktoren e cila shkruan në një fletë dëshirën që ka. Aktorja kërkon që të realizojë një intervistë me Veliajn dhe mikeshën e saj.

‘Dëshirat e mia: Intervistë me dy personalitete VIP: Erjon Veliaj dhe Olta Daku’– shkruan aktorja në fletën e dëshirave.

Aktorja Olta Daku e suprizoi mbrëmjen e djeshme Monikën, tashmë mbetet të presim nëse Veliaj do ia realizojë ëndrrën që ka.

(MIN: 02:32)

Aktorja Monika Lubonja është renditur si këshilltare e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në databaz-ën e të dhënave personale aktorja rezulton se paguhet 114.000.00 lekë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip erion veliaj monika lubonja big brother vip erion veliaj monika lubonja

Sondazh

Poll