Art&Argëtim

‘30 mijë euro për t’u bërë çift në BBV’/Arbana: Ma gjeni atë që ka bërë presion

12 Dhjetor 2021, 09:38 Nga DOSJA

TIRANË- Arbana Osmani edhe këtë sezon është prezantuesja e ‘Big Brother Vip”, por ndryshe nga herët e tjera duke qenë se banorët janë personazhe të  njohur për publikun, janë ngritur edhe’ teori konspirative’ nga më të ndryshmet. Arbana ka vendosur që t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të ndjekësve që janë kuriozë të dinë sa më shumë për BB VIP.

Një ndjekës mendon se për t’u bërë çift në BBV paguhen 30 mijë euro e një tjetër mendon se lekët e fituesit i merr Arbana, e cila iu është përgjifjur shumë qetësisht.

“Që dikush nga pjesëmarrësit ka marrë 30 mijë euro për t’u bërë çift fallco me një tjetër pjesëmarrës”, shkruan dikush, ku Arbana përgjigjet me humor: “Po, ashtu është”, dhe në sfond është Sara Hoxhën duke qeshur me të madhe.

“Që fituesin e ke zgjedhur pa e ditur ende kush do ishin konkurrentë”, shkruan dikush tjetër.

“Po, po. Madje fituesi as nuk konkurron këtë vit. Thjesht do fitojë direkt”, përgjigjet ajo.

“Që lekët në fund i merr ti dhe fituesit s’i jepni asgjë”, është një tjetër teori. “Unë i kam marrë përpara”, ia kthen Arbana.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani banoret e big brother vip arbana osmani banoret e big brother vip

Sondazh

Poll