Ekonomi

Hungarezët e OTP blejnë degën Alpha Bank në Shqipëri për 55 milionë euro

6 Dhjetor 2021, 09:32 Nga DOSJA
Hungarezët e OTP blejnë degën Alpha Bank në Shqipëri

Është konfirmuar transaksioni i shitjes së degës së bankës greke Alpha bank në Tiranë te hungarezët e OTP-së. Alpha Bank (ACBr.AT), një nga katër bankat më të mëdha të Greqisë, ka rënë dakord të shesë njësinë e saj shqiptare te OTP Bank e Hungarisë (OTPB.BU), tha banka të hënën, shkruan Reuters.

OTP Bank do të paguajë 55 milionë euro (62.05 milionë dollarë) për të blerë 100% të aseteve, tha Alpha Bank. Sipas Reuters, Bankat greke kanë punuar për të reduktuar stokun e kredive të këqija që arrinte në rreth 30 miliardë euro, që ishin trashëgimia e një krize financiare dhjetëvjeçare e cila tkurri prodhimin e Greqisë me një të katërtën.

Marrëveshja do të krijojë një grup bankar lider në Shqipëri, i cili do të mbajë një pjesë tregu prej rreth 11% në treg sipas aktiveve shtoi Alpha Bank. Transaksioni pritet të përfundojë në vitin 2022, e mbyll artikullin Reuters.

Sipas të dhënave të Shoqatës Shqiptare të bankave, në fund të tremujorit të tretë, OTP Albania ishte banka e pestë më e madhe në Shqipëri, me një total aktivesh prej 107 miliardë lekësh ose 6.2% të tregut. Nëse do të finalizojë me sukses edhe blerjen e Alpha Bank, pjesa e tregut të OTP do të arrijë në 10.9% të aseteve totale të sistemit, duke iu afruar shumë Intesa Sanpaolo Bank Albania, që zotëron rreth 11.8%.

Shitja me sukses e Alpha Bank njëkohësisht do të sillte një konsolidim të mëtejshëm të sektorit bankar në vend, me uljen e numrit të përgjithshëm të bankave në 11, nga 12 që janë aktualisht.

Marrë nga Monitor.al

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi alpha bank otp blen alpha bank alpha bank otp blen alpha bank

Sondazh

Poll

Ekonomi 4 Dhjetor 2021, 06:23

Bukuria e fshehtë e energjisë bërthamore

Ajo e bën shumë më të lehtë luftimin e ndryshimeve klimatike, shkruan The EconomistNë negociatat e Samitit të Tokës në Rio de Zhaneiro në vitin 1992, Arabia Sau...