Art&Argëtim

(VIDEO) Melanie Trump refuzon të puthë në buzë Donald Trump, ja si reagon ai

20 Qershor 2019, 09:30 Nga DOSJA
(VIDEO) Melanie Trump refuzon të puthë në buzë Donald Trump,

SHBA – Fushata e Donald Trump ka nisur, dhe bashkë me të një mbështetëse e madhe është dhe bashkëshortja e tij, Melanie Trump.

Në një video të publikuar, që është bërë virale tashmë, duket lideri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili i afrohet Melanie-s për ta puthur në buzë, pasi ajo mbaroi fjalimin e saj para mijërave amerikanëve.

Por, Melanie Trump ka refuzuar të puthë në buzë bashkëshortin e saj, duke e shmangur me stil. Kështu Donald Trump e ka puthur vetëm në faqe.

Risjellim në vëmendje që nuk është hera e parë që Zonja e Parë e SHBA-së bën gjeste të tilla në publik. Shpeshherë foto dhe video kanë treguar dhe momente ku Melanie Trump ka refuzuar të kapë për dore bashkëshortin e saj.

(R.L/Dosja.al)

                                                                                       

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz donald trump melanie trump presidenti i shba-së donald trump melanie trump presidenti i shba-së

Sondazh

Poll