Art&Argëtim

Fifi lë mes lotësh shtëpinë e BBV: Nuk mundem më, s’po më bën mirë

25 Nëntor 2021, 14:35 Nga DOSJA
Fifi lë mes lotësh shtëpinë e BBV: Nuk mundem më,

TIRANË– Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe dhe si Fifi ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP, dy muaj pas futjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Këtë mesditë, vetë Fifi mblodhi të gjithë banorët e tjerë dhe i ka lajmëruar se do të largohet pas tensioneve dhe emocioneve që kaloi të martën në mbrëmje, gjatë natës së spemktaklit, gjatë të cilit i ra dhe të fikët.

Këngëtarja u shpreh se ka nevojë të merret me veten dhe me pjesën e saj emocionale e për këtë arsye preferon të largohet nga BBV.

“Banorë unë kam vendosur të largohem nga shtëpia e Big Brother sot, kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë, s’kam mundësinë të flas atë që mendoj tani. Kam nevojë të dal jashtë, të merrem me veten (qan). Kjo gjë nuk po më bën mirë. Dua të dal me dinjitet. Po ju ikën një banore shumë e fortë e shtëpisë. Juve që jeni të fortë, po ua bëj rrugën më të lehtë,”- tha Fifi. 

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të martën Fifi u tensionua gjatë një debati me opinionisten Balina Bodinaku dhe humbi ndjenjat ndërkohë që gjithçka transmetohej LIVE.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip fifi filloreta raci big brother vip fifi filloreta raci

Sondazh

Poll