Art&Argëtim

“Isha në spital”/ Altin Hazizaj tregon bisedën me Hueydën: Flasim në Shqipëri

23 Nëntor 2021, 21:38 Nga DOSJA
“Isha në spital”/ Altin Hazizaj tregon bisedën me

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me artisten Hueyda El Saied, e cila humbi jetën ditën e sotme. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai gjithashtu ka treguar edhe një episod të trishtë në jetën e saj, kur ish-bashkëshorti i ka dhënë ultimatum 2 javor për të ikur nga shtëpia.

“Pasi ishte kthyer nga Luksemburgu, pas disa muajsh, më pas kur nisi le të themi pak ndryshimin e modelit, edhe i shkruajta një mesazh brenda masës. Sado që mund ta duash personin që s’ke barriera por përsëri nuk do ta lëndosh, më mirë të më thotë vetë, dhe thjesht i nisi një mesazh ‘zemra ime si je, çdo gjë është ok’? Dhe mbaj mend që më ka thënë që ‘kam qenë në spital, çdo gjë është shumë mirë, por do flasim kur të vij në Shqipëri.

Po nga ana tjetër ka pasur momente të vështira të jetës së saj. Më kujtohet një moment kur ka qenë në Shqipëri, jo nga bashkëshorti aktual nga bashkëshorti i kaluar, i cili kishte thënë shiko kur të kthehesh brenda 2 javëve merr fëmijën dhe liro shtëpinë. Një pashpirtësi e tillë. Si mund t’i bësh keq një personi që është ëngjëll në çdo drejtim“, tha Hazizaj.

Artistja e njohur shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz altin haziraj hueyda el saied ndahet nga jeta hueyda el saued altin haziraj hueyda el saied ndahet nga jeta hueyda el saued

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Nëntor 2021, 16:35

VIDEO/ Garë ushqimi mes qenit dhe të riut

Në një video virale një qen është parë duke konkurruar me një njeri në një konkurs ushqimi. Videoja e postuar fillimisht në Twitter, është bërë viral dhe ka mar...