Ekonomi

Mbyllet procesi! Shqipëria emeton eurobondin me vlerë 700 mln euro dhe interes 3.75%

18 Nëntor 2021, 17:36 Nga DOSJA
Mbyllet procesi! Shqipëria emeton eurobondin me vlerë 700 mln euro dhe

Është mbyllur procesi i emetimit të eurobondit të qeverisë shqiptare. Burime nga tregjet pohuan se interesi i eurobondit ishte 3.75%, ndonëse ky nuk është ende interesi final për shkak se ka kërkesa ka qenë gati dy herë më e lartë dhe mund të ketë një rregullim të çmimit në vijim. Shuma e kërkuar nga qeveria ishte 500-700 milionë euro dhe ka shumë të ngjarë që të finalizohet në 700 milionë euro.

Qeveria e ka marrë këtë borxh për një afat 10 vjeçar. Më herët qeveria ka bërë të ditur se do ta përdorë këtë eurobond kryesisht për financimin e deficitit buxhetor për mbulimin e pagesave të borxhit të huaj. Ky është eurobondi i pestë i qeverisë shqiptare. Dalja e parë ishte në vitin 2010, me vlerë 300 milionë euro. Ajo arriti të siguronte një interes në kupon fiks prej 7.5% dhe afat maturimi 5-vjeçar.

Dalja e dytë e Shqipërisë ishte më 5 nëntor 2015, për 450 milionë euro. Kuponi fiks i siguruar në këtë dalje ishte 5.75%, me maturim 5-vjeçar. Dalja e tretë në 2018 për Shqipërinë në tregjet e kapitalit shënoi një interes më të favorshëm se Eurobondet e mëparshme. Nga kjo dalje u emetuan 500 milionë euro, me një kupon fiks prej 3.50% dhe afat maturimi 7-vjeçar.

Në qershor të 2020-s, Shqipëria regjistroi daljen e katërt, ku u emetuan 650 milionë euro, me një ofertë nga investitorët rreth 3.2 miliardë euro, me kupon 3.5%, interes 3.625% dhe maturim 7-vjeçar. Luhatja e interesave në emetimet e eurobondeve gjatë viteve ka qenë e lidhur me kushtet në tregjet ndërkombëtare në momentet përkatëse.

Shqipëria ka një stok borxhi në instrumentin që njihet si Eurobond në vlerën 1.15 miliardë euro. Rritja e tij, me një vlerë prej 700 milionë eurosh, sa synon qeveria të emetojë në këtë dalje të fundit do ta çojë atë në vlerën 1.85 miliardë euro.

Marrë nga Monitor.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama eurobondi i shqiperise edi rama eurobondi i shqiperise

Sondazh

Poll