Ekonomi

Për herë të dytë, Enio Jaço rizgjidhet në krye të Dhomës Amerikane të Tregtisë

14 Tetor 2021, 18:19 Nga DOSJA
Për herë të dytë, Enio Jaço rizgjidhet në krye

TIRANË- Enio Jaço është rizgjedhur kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë mbrëmjen e djeshme. Kompanitë anëtare votuan për Jaçon nëpërmjet votimit elektronik online. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Jaço është shprehur se zëri i bizneseve përmes AmCham do të jetë i fortë në lidhje me barazinë, drejtësinë dhe transparencën.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë do të vijojë të punojë me komunitetin e saj të biznesit si dhe partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë për të ofruar zgjidhje që tejkalojnë sfidat e klimës së biznesit. Përmes AmCham, zëri i bizneseve do të jetë i fortë për Praktika Transparente, Drejtësi në vend të pabarazisë dhe Konkurrencë të Lirë duke mbështetur zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë dhe mundësive për bizneset përmes integrimit në një treg të përbashkët europian dhe transatlantik” shkruan AmCham.

Kjo është hera e dytë që Jaço zgjidhet në krye të Dhomës Amerikanë të Tregtisë. Aji është një Ekzekutiv Biznesi, i cili ka eksperiencë në rritjen e  sipërmarrjeve dhe zhvillim ekonomik në SHBA, Azinë Qendrore si dhe Ballkanin Perëndimor.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi amcham dhoma amerikane e tregtise enio jaço amcham dhoma amerikane e tregtise enio jaço

Sondazh

Poll

Ekonomi 14 Tetor 2021, 13:46

TAP nis konsultimin publik për Kodin e Rrjetit

BAAR- Nga data 12 tetor 2021 deri në 11 nëntor 2021, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG do të zhvillojë një konsultë publike në lidhje me rishikimet në Kodin e...