Ekonomi

Rritje e numrit të pasagjerëve gjatë sezonit veror, në muajt Qershor-Gusht mbi 1.2 mln vizitorë

8 Tetor 2021, 05:06 Nga DOSJA

TIRANË– Ashtu sikurse pritej, sezoni veror në Shqipëri solli një rritje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve, e cila u ndje muaj pas muaji në periudhën Qershor-Gusht 2021. Gjatë muajit Qershor udhëtuan në total 260,991 pasagjerë, në Korrik 422,483 dhe në muajin Gusht 561,325, me një total 3-mujor prej 1,244,799 pasagjerë.

Për fluturimet e skeduluara ka patur një rritje të pasagjerëve prej 57% në muajin Korrik krahasuar me muajin Qershor dhe 35% me e lartë në muajin Gusht krahasuar me muajin Korrik.(shih grafikët 1&2).

Për fluturimet charter krahasuar muajin Qershor dhe Korrik, kjo rritje ka qënë në nivelin 85% dhe në nivelin 25% për muajin Gusht krahasuar me muajin Korrik.

Numri total i pasagjerëve në muajin Gusht krahasuar me muajin Korrik është rritur në masën 33%.

Referuar grafikut 3 dhe analizës statistikore për muajt Qershor, Korrik, Gusht për vitet 2019 dhe 2021, vite të cilat lidhen me njëra – tjetrën, duke marrë në konsideratë faktin që viti 2020 është aktualisht viti me ndikimin më të lartë nga pandemia, vërehet një rritje e numrit të pasagjerëve në masën 36% për fluturimet e skeduluara, 46% për fluturimet charter, si dhe 37% për numrin total të pasagjerëve.

Statistikat janë tregues të rëndësishëm të zhvillimit të shërbimit ajror, i cili lidhet drejtpërdrejtë, por jo vetëm, me masat dhe standardet e vendosura në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia, kujdesit ndaj menaxhimit të trafikut ajror në bashkëpunim me të gjithë aktorët kyç në fushën e aviacionit,  shfaqjes së interesit të të huajve ndaj turizmit në Shqipëri, përfshirjes së operatorëve ajrorë nëpërmjet ofrimit të mundësive low-cost  dhe destinacioneve direkte.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi pasagjeret gjate veres pasagjeret gjate veres

Sondazh

Poll