Ekonomi

Rritja e çmimeve të naftës, gazit dhe bukës/ Guvernatori Sejko: Ja si do të reagojë BSH nëse ngrihet inflacioni mbi paras

6 Tetor 2021, 14:14 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve të naftës, gazit dhe bukës/ Guvernatori

TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë në një konferencë për shtyp për të prezantuar të dhënat e ekonomisë së vendit për tremujorin e dytë të vitit. Në fjalën e tij para mediave, Sejko foli mbi skenarët e mundshëm të rritjes së inflacionit dhe politikat që do të ndërmarrë institucioni që ai drejton. Sejko u shpreh se në Shqipëri për momentin është rritur vetëm çmimi i karburanteve dhe bukës, por shtoi se rritja mund të vazhdojë edhe në tremujorin e tretë. Gjithashtu Sejko theksoi se nëse rritja e çmimeve e paralajmëruar do të jetë më e fortë, Këshilli Mbikëqyrës do të rishikojë politikën monetare.

“Ndonëse rritja ekonomike rezultoi më e shpejtë dhe niveli i nflacionit më I lartë se parashikimit. Inflacioni në gusht dhe korrik ka ardhur në rritje karahasuar me 6 muajt e fundit. Çmimet e lëndëve të para të ushqimeve dhe produkteve kanë njohur në rrtje të shpejtë gjatë muajve të fundit. Projeksionet aktuale flasin për një normalizim të situatës gjatë vitit të ardhshëm. Ecuria e çmimeve të produkteve energjetike vijon të mbetet në veëmendje të bankave në të gjithë botën. Presionet inflacioniste të gjeneruara nga ekonomia e brendshme paraqiten rritje. Kjo rritje vjen edhe nga rritja e pagave dhe punësimeve. Po ashtu rritja e çmimeve vjen si pasojë e inflacionit të importuar nga tregjet ndërkombëtare. Është rritur nafta, gazi dhe energjia veçanërisht në Eurozonë. Gjithësesi në tregun e brendshëm, me përjashtim të rritjes së çmimit të naftës dhe bukës nuk kemi parë rritje të çmimeve. Pritshmëria është për tremujorin e fundit të këtij viti dhe tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Në dimër nevoja për energji dhe gaz do jetë më e lartë. Gjithsesi është për tu parë si do reagojnë tregjet. BSH do monitorojë situatën dhe do të shohë si do të reflektohet kjo në inflacion. Nëse inflacioni bazë, pra i brendshëm do rritet më shpejt se parashikimet, ne do reagojmë. Do kalojmë në politikën monetare shtrënguese, pra me rritje të normës së interest,”– vlerësoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Ai shtoi se nëse do të kemi një rritje të inflacionit mbi parashikimet atëherë do të reagohet me rritje të normës së interesi, ndërsa shtoi se ekonomia shqiptare tanimë ka rikuperuar tërësisht humbjet e shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia.

“Inflacioni në muajt gusht dhe korrik është rritur dhe rrezikon të rritet edhe në vijim varësisht çmimeve që do të jenë në tregje botërore. Sejko nënvizoi se edhe presionet inflacioniste të gjeneruara nga ekonomia e brendshme paraqiten rritje. BSH vlerësoi se politika monetare aktuale është e përshtatshme. Se kemi ndryshuar normën e interest dhe të interest të kredive 1 ditore. Politika monetare do ndryshojë varësisht situatës së çmimeve,”– nënvizoi më tej ai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi gent sejko gent sejko

Sondazh

Poll