Editorial

VIDEO- Situata e Covid-19 në vend, bëhet gati spitali i katërt, Manastirliu: Ka 103 shtretër

1 Tetor 2021, 14:37 Nga DOSJA
VIDEO- Situata e Covid-19 në vend, bëhet gati spitali i katërt,

TIRANË– Shqipëria do të ketë në dispozicion edhe spitalin Covid-4 nëse numri i të infektuarve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore vijon të rritet. Në një postim në rrjetet sociale, vetë ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se COVID 4 ka një kapacitet prej 103 shtretërish dhe se do të jetë në dispozicion të të infektuarve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Ministrja Manastirliu bën me dije se punësimi i 15 personave të tjerë si personel i këtij spitali lehtëson shumë shërbimin mjekësor ndaj pacientëve të infektuar me koronavirus.

“Jemi në përgatitjet e fundit për ta pasur në dispozicion spitalin COVID 4 krahas spitaleve të tjera aktuale. Kemi më shumë se 270 shtretër në COVID 2 dhe COVID 3 ndërsa këtu janë mbi 103 shtretër dhe ka të gjitha pajisjet. Kjo është salla e terapisë intensive për pacientët që kanë nevojë për trajtim më të specializuar ndërkohë në katet e tjera janë shtretërit që janë të pajisur tashmë me oksigjen. Kjo është sfidë për QSUT-në pasi të menaxhosh jashtë territorit është e vështirë. Futja e 150 punonjësve të rinj, lehtëson punën për t’u bërë më me efikasitet. Kapacitetet tona deri më sot i përballojnë pacientët aktualë, ndërkohë janë 95% e të shtruarve janë të pavaksinuar,”- thotë Manastirliu ndër të tjera.

Situata e Covid-19 në Shqipëri sa vjen e rëndohet. Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 13 qytetarë si dhe janë infektuar me koronavirus edhe 669 të tjerë. Në total janë 9,823 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, 158 prej të cilëve po marrin mjekin në spitale.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Editorial 29 Shtator 2021, 11:49

Beteja e pashmangshme e Lulzim Bashës

Nga Blendi KajsiuHeshtja duket se është strategjia kryesore e kryetarit të PD-së përballë fushatës që ka nisur Berisha… në bazë. Synimi i tij është të evitojë p...

Editorial 28 Shtator 2021, 18:59

Zvicra i thotë ‘PO’ martesës brenda gjinisë

ZVICËR- Votuesit zviceranë mbështetën me vendosmëri martesat e të njëjtit seks në referendumin mbarëkombëtar këtë të diele. Parashikimet e para treguan se ...