Art&Argëtim

Tri ditët e ‘ferrit’ për princeshë Dianës, publikohet traileri i filmit ‘Spencer’, të pathënat e v

1 Tetor 2021, 11:30 Nga DOSJA
Tri ditët e ‘ferrit’ për princeshë Dianës,

SHBA- Më në fund, ata të cilët janë të magjepsur me familjen mbretërore dëgjuan fjalën e aktores Kristen Stewart në rolin e Princeshës Diana. Në trailerin e parë të plotë për “Spencer”, një dramë biografike për figurën e dashur të princeshës, aktorja amerikane e personifikon deri në detaj atë.

Sipas Variety, filmi i drejtuar nga regjisori i “Jackie” Pablo Larrain, “Spencer” lufton me vendimin e Dianës për t’i dhënë fund martesës së saj me Princin Charles. Filmi nuk është plotësisht i bazuar në fakte, por përkundrazi është një imagjinatë e asaj që mund të ketë ndodhur gjatë asaj periudhe fatale festash në 1991.

Pamjet e reja nga “Spencer” kapin një realitet të trishtë për Dianën, Princeshën e Uellsit, ku duke u përgatitur për festimet e Krishtlindjeve, të mbushura me ushqim dhe pije dhe gjueti, Diana siguron veten, “Tre ditë, kaq.

Kanë kaluar 10 vjet që nga martesa e saj me Charles, Harry dhe William janë rritur dhe Charles është përsëri me Camillën. Janë tri ditët që Diana po përpiqet të kapërcejë frikën e saj, demonët e saj të brendshëm dhe buliminë. Është e habitshme që Lauren vë në kontrast darkat mbresëlënëse luksoze në Sandriham me sulmet e bulimisë së Dianës.

Princeshë Diana, e veshur me fustane mahnitëse dhe kostume luksoze, po largohet gjithnjë e më shumë nga detyrimet emocionale dhe paparacët e pamëshirshëm.

“Spencer”, nga Neon dhe Topic Studios, është planifikuar të dalë në kinema më 5 nëntor. Së bashku me Stewart, kasti përfshin Sally Hawkins; Olga Hellsing si Sara, Dukesha e Jorkut; Amy Manson si Anne Boleyn; dhe Niklas Kohrt si Princi Andrew. Skenari u shkrua nga krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz filmi spencer kristen stewart princeshe diana filmi spencer kristen stewart princeshe diana

Sondazh

Poll