Ekonomi

Ndryshon sërish ligji për parandalimin e pastrimit të parave, nga vigjilenca e zgjeruar tek personat e ekspozuar politikisht

24 Shtator 2021, 05:18 Nga DOSJA
Ndryshon sërish ligji për parandalimin e pastrimit të parave,

TIRANË– Ligji për parandalimin e pastrimit të parave ka pësuar ndryshime në disa nene që kaluan të mërkurën e kësaj jave në mbledhjen e qeverisë. Por cilat janë në fakt disa nga ndryshimet që bien në sy. Së pari bëhet një saktësim më i mirë i dy termave, asaj për bankën guaskë si dhe për personat e ekspozuar politikisht. Për të dytët drafti i ri përveçse zgjeron dhe saktëson kategoritë se kush quhen persona të ekspozuar politikisht ndalet edhe tek përcaktimi i atyre që cilësohen si familjarë apo të afërt që janë pjesë e ligjit.

Saktësimi i personave të ekspozuar politikisht dhe familjarëve të tyre

Kështu me variantin e ri “personat e ekspozuar politikisht”, në kuptim ligjit, janë:

Këto individë cilësohen sit ë tillë deri në tre vite pas largimit nga funksioni. Në shtesë të këtij ndryshimi ligji përcakton anëtarët e familjes së personit të ekspozuar politikisht janë: a) bashkëshorti/ja apo bashkëjetuesi/sja e një personi të ekspozuar politikisht; b) fëmijët dhe bashkëshortët/et e tyre apo bashkëjetuesit/set; c) prindërit e një personi të ekspozuar politikisht.

Kurse persona të lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi të personit të ekspozuar politikisht për qëllime të këtij ligji janë: a) individët që janë bashkërisht pronarë përfitues në persona juridikë apo organizime ligjore apo çfarëdo marrëdhënie tjetër të ngushtë biznesi me një person të ekspozuar politikisht; b) personat të cilët janë pronarët përfitues të vetëm një personi juridik apo organizimi ligjor, i cili dihet se është krijuar për përfitimin de-facto të personit të ekspozuar politikisht.

Saktësohet lista e subjekteve që i nënshtrohet ligjit, si ndryshon vigjilenca e zgjeruar

Ndryshimet e fundit ligjore në projektligjin që kaloi në qeveri bëjnë një sërë ndryshimesh në nenin 3 që përfshin subjektet që i nënshtrohen. Përveçse bëhet një zgjerim dhe qartësim i kategorive të profesioneve, drafti parashikon edhe përfshirjen më vete të aktiviteteve të tilla si shitblerjen apo ndërmjetësimin e veprave të artit kur vlera e transaksionit apo disa transaksioneve të lidhura është e barabartë apo më e madhe se 1 milionë lekë.

Një tjetër nen që ndryshon është ai 8 i ligjit dhe që ndalet tek kategoritë e klientëve dhe transaksioneve, ndaj të cilëve zbatohet vigjilenca e zgjeruar.

Konkretisht në draftin e qeverisë shtohen dy pika të reja që kanë të bëjnë me rastet se kur subjektet  duhet të verifikojnë dhe t’u kushtojnë vigjilencë të zgjeruar marrëdhënieve të biznesit dhe transaksioneve me të gjitha kategoritë e klientëve, të cilët banojnë ose e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vende për të cilat kërkohet marrja e masave të posaçme, sipas përcaktimeve apo kërkesave të autoritetit përgjegjës.

Kështu në pikën 5/1 që vjen si shtesë e nenit thuhet se në lidhje me marrëdhëniet e biznesit apo transaksionet që përfshijnë vendet me risk të lartë sipas shkronjës “f”, të nenit 22, të këtij ligji, subjektet duhet të zbatojnë masat e mëposhtme të vigjilencës së zgjeruar ndaj klientit:

ç) Të marrin informacion mbi arsyet e transaksioneve të synuara ose të kryera;

Krahas masave të mësipërme, subjektet zbatojnë një ose më shumë nga masat shtesë lidhur me klientët apo transaksionet që përfshijnë vende me risk të lartë:

iii. kufizojnë marrëdhëniet e biznesit ose transaksionet me individët apo persona juridikë nga vendet me risk të lartë.”.

Transfertat e parave, të dhënat do mbahen të plota për dërguesin dhe përfituesin

Neni 10 i ligjit ka zgjeruar mbulimin me informacion për palët e përfshira në një transfertë. Teksa me ligjin aktual informacioni kërkohet i plotë për dërguesin, tashmë me ndryshimet ligjore do të kërkohen të njëjtat të dhëna edhe për përfituesin.

“Subjektet, veprimtaritë e të cilave përfshijnë transferta parash ose vlerash, në rastin e transfertave në nisje dhe në mbërritje, duhet të marrin dhe të identifikojnë emrin, mbiemrin, adresën, numrin e dokumentit të identifikimit ose numrin e llogarisë së dërguesit dhe përfituesit si dhe emrin e institucionit financiar të përfshirë në transfertë” thuhet në pikën 1 të nënti 10 të ndryshuar.

Po kështu për herë të parë përveç përcaktimit të afatit minimal për mbajtjen e dokumenteve dhe informacionit në funksion të ligjit që është ai 5 vjeçar, ndryshimet ligjore përcaktojnë se ato nuk mund të mbahen më shumë se 40 vjet nga data e secilit transaksion apo data e mbledhjes së dokumentacionit apo kryerjes së analizës.

Autoritetet kanë të drejtë të refuzojnë zyra përfaqësuesve të subjekteve nga vende me rrezik

Një tjetër ndryshim që bëhet në projektligj është ai që i jep të drejtë autoriteteve të refuzojnë hapjen e zyrave përfaqësuese nga subjekte që vijnë nga vende me rrezik. Pas nenit 24 shtohet një nen i ri 24/1 i cili nënvizon ato që njihen si masa shtesë për një vend me risk të lartë.

“Autoritetet mbikëqyrëse dhe/ose licencuese zbatojnë një apo disa nga masat e mëposhtme në raport me vendet me rrezik të lartë:

ç) Të kërkohet shtimi i kërkesave për auditim të jashtëm për grupet financiare në raport me cilëndo prej degëve dhe filialeve të tyre që gjenden në vende me risk të lartë;

Gjoba deri në 10% të qarkullimit por jo më pak se 650 milionë lekë

Një tjetër ndryshim është bërë në nenin 27 ku përcaktohen kundravajtjet administrative. Në pikën 3 ku bëhet një renditje e gjobave për rastet kur autoriteti përgjegjës vlerëson shkeljet e konstatuara shtohen dy nënpika të tjera.

Kështu  kur shkeljet e detyrimeve të parashikuara në këtë ligj si dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij janë të rënda, të përsëritura, sistematike apo një kombinim i tyre, ndaj subjekteve vendoset gjoba maksimale në së paku dyfishin e shumës së përfitimit të nxjerrë nga shkelja kur ai përfitim mund të përcaktohet ose deri në 125 000 000 (njëqind e njëzet e pesë milionë) lekë në rastet kur nuk mund të përcaktohet apo është më i vogël.

Në pikën (ë) thuhet se përveçse sa parashikohet në pikat më sipër, për rastet kur shkeljet e detyrimeve të parashikuara në këtë ligj si dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij kryhen nga subjektet e përcaktuara në nenin 3, shkronjat “a”(banka apo subjekt që mbikëqyret nga BSH), “b”(subjekt financiar jo bankë) dhe “c”(zyrë këmbimi valutor), kur:

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi pastrimi i parave ne shqiperi pastrimi i parave ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ekonomi 24 Shtator 2021, 05:15

Në 18 nëntor 2020, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për rimbursimin e paketës së trajtimit ambulator në banesë për Covid-19 dhe udhëzimin përkatës se si...