Art&Argëtim

“Hipokrizi totale”, fansat “kryqëzojnë” Emmy Awards, por cila është arsyeja?

20 Shtator 2021, 19:44 Nga DOSJA
“Hipokrizi totale”, fansat “kryqëzojnë” Emmy

SHBA – Çmimet Emmy 2021 u shoqëruan, si zakonisht, me pasarela vip-ash -në tapetin e kuq, çmime për produksionet më të mira dhe natyrisht, komente pafund.

Këtë herë, kritikat e njerëzve në Tëitter iu drejtuan vip-ave  të pranishëm në ceremoni. Në komente, njerëzit e quanin faktin që ata shpesh flasin për rëndësinë e mbajtjes së një maske kundër Covid një hipokrizi totale pasi ndërkohë ulen pranë njëri-tjetrit dhe nuk mbajnë maska.

Prezantuesi i ceremonisë Cedric Entertainer bëri shaka për virusin në pjesën e parë. “Duhej të vaksinoheshim për të ardhur këtu. Ah ti vaksinë. Unë nuk kisha asnjë efekt si shoku i kushëririt të Nicki Minaj. Unë bëra Pfizer”, tha ai. Sidoqoftë, vaksinimi nuk përjashton mbajtjen e maskës, kështu që njerëzit në Twitter nuk i kursyen kritikat.

Yjet e Hollywoodit aktualisht janë ulur së bashku pa maskë në një dhomë të mbushur me njerëz… ndërkohë fëmijët e mi plotësisht të vaksinuar detyrohen të mbajnë maska gjatë gjithë ditës në shkollë. Në çfarë bote qesharake po jetojmë”, ka shkruar dikush.

me: why are the emmys in such a small room without masks and no ventilation during a pandemic

(30 seconds later)

seth rogen: why are we in such a small room without masks and no ventilation during a pandemic

— lenika ? (@lenikacruz) September 20, 2021

“Të kërkosh fëmijët në shkolla të mbajnë maskat, e jo në Emmys”, tha një tjetër.

It’s as though they’re just trying to break us at this point. Don’t let them. https://t.co/9Foh8BIXUZ

— Donald Trump Jr. (@DonaldJTrumpJr) September 19, 2021

“A po pretendon Emmy që pandemia ka mbaruar? Asnjë protokoll sigurie nuk po shohim Maska, distancimi? Sa njerëz janë në atë dhomë?”, vazhdoi një tjetër.

No Masks at the #Emmys because rules are for the little people. pic.twitter.com/dNi34YRCP5

— Eric Bott (@BottAFP) September 20, 2021

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz fansat dalin kunder emmy awards fansat dalin kunder emmy awards

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Shtator 2021, 11:07

Çmimet Emmy 2021: Fituesit dhe të nominuarit

SHBA-Çmimet Emmy u zhvilluan në Los Anxhelos të Dielën, me The Crown, Ted Lasso dhe The Queen’s Gambit midis fituesve të mëdhenj. Dosja.al ka bërë ...