Turistët e huaj sollën 167 milionë euro më pak në 6 mujorin e parë, me parakrizën; Shqiptarët kursyen rreth 300 mln euro
Ndonëse turizmi u gjallërua në gjysmën e parë të këtij viti, sërish ai mbetet nën nivelet e parakrizës. Sipas statistikave të bilancit të pagesave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, që mat bilancin e udhëtimeve (shpenzimet që bëjnë të huajt në Shqipëri dhe ato që bëjnë shqiptarët jashtë), shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në 687 milionë euro në 6 mujorin e parë të vitit, me një rënie prej 20%, ose 167 milionë euro më pak, në krahasim me janar-qershor 2019, që deri tani mban rekordin si viti më i mirë deri tani për turizmin.
INSTAT raportoi se për të njëjtën periudhë në vend hynë rreth 1.7 milionë shtetas të huaj, me një tkurrje prej 21% në krahasim me janar-qershor 2019. Pesha e turistëve nga Kosova u rrit në rreth 50%, nga mbi 30% që ishte në periudhën kur lëvizja ishte normale, duke amortizuar disi mosardhjen e turistëve nga shtetet e Europës Perëndimore e Lindore.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjithsesi hendeku me parakrizën ka filluar të ngushtohet që në tremujorin e dytë të vitit, teksa tkurrja ishte 11.6% në raport me periudhën përkatëse, nga 31% në tremujorin e parë.
Vera ka sjellë një panoramë tjetër për turizmin në vend, duke e tejkaluar nivelin e 2019-s. Të dhënat e fundit nga Tirana International Airport (TIA), nga vijnë një pjesë e konsiderueshme e turistëve nga Europa (përveç rajonit) bënë të ditur se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.
Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s).
Lexo edhe këtë: Trafiku i pasagjerëve në Rinas u rrit me 32% në gusht, nga 2019-a; kryesojnë Londra e Milano, preferencë edhe Dubai
Shqiptarët “kursyen” 300 milionë euro nga mbyllja e rrugëve
Vetëm në muajt e verës së këtij viti, shtetet e Bashkimit Europian filluan të hiqnin gradualisht kufizimet e udhëtimit për shtetasit shqiptarë. Ndërsa në 6 mujorin e parë, daljet e shtetasve shqiptarë ishin rreth 36% më të ulëta se e njëjta periudhë e 2019-s.
Si rrjedhojë edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë shënuar një tkurrje të ndjeshme. Ato ishin rreth 400 milionë euro për periudhën janar- qershor 2021, me një tkurrje prej 43% në krahasim me 6 mujorin 2019, ose rreth 300 milionë euro më pak.
Si rrjedhojë e hyrjeve më të larta të të huajve, në raport me daljet e shqiptarëve, bilanci neto i udhëtimeve, që nënkupton valutën që mbetet në Shqipëri, u përmirësua ndjeshëm në gati 290 milionë euro, që është rezultati më i mirë historik që kur raportohen të dhënat në 2008-n.
Marrë nga Monitor
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Përshtatja me realitetin e ri! Leksioni që i dha pandemia bizneseve në Shqipëri: E papritura ësht mbas derës
Pandemia diktoi nevojën jo vetëm të bizneseve për të ndryshuar modelin e aktivitetit, por edhe të ekonomisë. Për sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Prodhu...
Gjuha e huaj më e kërkuar për t’u mësuar gjatë pandemisë sipas shteteve, çfarë kërkuan shqiptarët?
Kur erdhi ‘puna’ për të zgjedhur një hobi të ri gjatë mbrëmjeve të lockdown për shkak të pandemisë, mësimi i një gjuhe të huaj ishte një zgjedhje e përhapur.Nga...
Serbia mund edhe Shqipërinë, rikthehet të “pushtojë” Kosovën me mallra
Mallrat e Serbisë vështirë se mund të largohen ndonjëherë nga Kosova. Madje prania e tyre vetëm sa është shtuar në muajt e verës së këtij viti, duke u bërë sëri...
Sektorët që po rimëkëmben dhe ata që ende po vuajnë pasojat e pandemisë! Transporti ende në KRIZË, sektori i ndërtimit
Sektori i fasonit, turizmit dhe transportit këtë vit shënuan rritje të aktivitetit, por ende mbeten poshtë niveleve të parakrizës. Ndërtuesit, përpunuesit e qum...
Përzierja e rregullave shkakton kunfuzion! Kaosi i udhëtimeve do të zgjasë edhe pas verës, përshtatja me kushtet e shtetev
E ardhmja e udhëtimeve pas Covid-19. Pandemia do të ndikojë tek udhëtimet për vitet në vazhdim, shkruan The EconomistTom Maples shpenzoi pesë ditë dhe gati 7,00...
Tirana si Milano! Të blesh shtëpi, bëhet më e vështirë/ Çmimet u rritën me 30 përqind, por pagat vetëm 5 përqind
Të blesh një apartament në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë për një individ me të ardhura normale.Këtë e konfirmojnë edhe vetë ekspertët e pasurive të...
Gjysma e pagës vetëm për ushqime/ Instat: Çdo familjeje i duhen 82 mijë lekë për konsum
Paga mesatare në Shqipëri sipas INSTAT ka shkuar në 56.710 lekë. Duke marrë shkas nga rritja e fundit e çmimeve për produktet bazë, në krahasim me rrogën...
Festë me drogë në Vilë-Bashtovë! Nën ‘hundën’ e Policisë thyhen dy ligje, organizatori: Po bëjmë qejf. Lëndën na
SHQIPËRI– U tha filimisht se do të zhvillohej në gjirin e Lalëzit, por mesa duket destinacioni final ka qenë plazhi i Vilë-Bashtovës. “Ileghal Techno” quhe...
Emigrantët po sjellin më shumë para në shtëpi! Niveli më i lartë nga 2012-a, tre muajt e parë dërguan tek të afërmit
Emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre mbi 340 milionë euro në 6 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të bilancit të pagesave, të bëra publike nga Bank...