Politike

E PLOTË- U SHOKUA! Rama kthehet në sanitar, mbledh fletët e grisura nga PD-ja, përplasja e parë me Bashën, kryeministri: T

10 Shtator 2021, 16:00 Nga DOSJA
E PLOTË- U SHOKUA! Rama kthehet në sanitar, mbledh fletët e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka votuar për Lindita Nikollën në mbledhë fletët e grisura në tokë nga deputetët e Partisë Demokratike. Për disa momente me radhë, ai ka mbledhur letrat, ndërsa ministrja Edona Bilali e ka ndihmuar me një qese. Ndërkohë që socialistët e duartrokasin për gjestin që ka ndërmarrë.

Por veprimi nuk është pritur mirë nga demokratët, Lulzim Basha dhe Belind Këlliçi, të cilët kanë kërkuar kthimin e fletëve të votimit në vend. Madje në një moment, Rama ka shkëmbyer edhe disa fjalë me demokratët, por në fundështë dorëzuar duke lënë qesën në vendin ku po shpërndaheshin fletët e votimit. 

DEBATI I PLOTË:

Këlliçi: Po ndërhyn në proces mo…Të lutem tani! Po ndërhyn në fletët e votimit.
Basha; Hajdut i inceneratoreve. S’është detyrë të pastroni ju more.
Luljeta Bozo: Ju lutem mbani qetësi. Mua mos më thuaj pusho zonjë. Ju lutem mbani qetësinë, ju lutem.
Këlliçi: Ç’a pune ka ai me ato? Janë materiale zgjedhore normalisht. Janë materiale zgjedhore ato. Një minutë. Janë materiale zgjedhore.
Rama: T’ja jap ë?
Këlliçi: Nuk ka të drejtë askush t’i prekë. T’i sjellë fletët mbrapsht. Të lutem. Se kemi rregulla këtu. Kjo nuk është normale. Si do ta bëjmë vlefshmërinë e fletëve të votimit? *Rama ia jep. Nuk kam punë unë me to.
Një deputet në sallë: Shiko mos i ka vjedhur se atij i ha dora…

LAJMI KRYESOR: Betohen 140 deputetë/ Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro e 4 kundër! Përçahet aleanca opozitare, PD gris fletët e votimit, LSI jo, përplasja e parë e Ramës me demokratët (ZHVILLIMET)

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama mbledh mbeturinat seanca plenare 10 shtator 2021 edi rama rama mbledh mbeturinat seanca plenare 10 shtator 2021

Sondazh

Poll