Ekonomi

Meta në fshatin SOS me fëmijët jetimë: Kambanë alarmi për politikën, realitet i papranueshëm

6 Qershor 2019, 08:56 Nga DOSJA
Meta në fshatin SOS me fëmijët jetimë: Kambanë alarmi

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ishte për një vizitë në fshatin SOS ku vlerësoi organizatën “SOS Fshatrat e Fëmijëve Ndërkombëtarë” me dekoratën “Nënë Tereza” për kontributin e vazhdueshëm në ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve që e kanë humbur kujdesin prindëror.

Në fjalën e tij presidenti u shpreh se ky realitet i papranueshëm duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë ne pasi edhe kjo shtresë duhet të ketë përkrahje nga të gjithë.

Ky realitet i papranueshëm duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë ne, shtetin, politikën dhe shoqërinë, pasi shtresat pa përkrahje duhet të kenë të njëjtën mundësi jetese, punësimi, strehimi dhe mirëqenie si pjesa tjetër e shoqërisë.

Shqipëria nuk duhet të jetë vendi i shpresave të thyera, ku shkelen të drejtat bazike të fëmijëve dhe ku varfëria i frenon brezit të ri zhvillimin normal dhe ndrydh ëndrrat e tyre të lira që në fëmijëri.

Shoqëria shqiptare duhet të përgatisë qytetarë me integritet, të shtyrë dhe frymëzuar nga ndjenja e barazisë, të aftë dhe të devotshëm për të realizuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre, por edhe për t’i shërbyer atdheut” tha ai ndër të tjera.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale dekorata për fshatin sos ilir meta në fshatin sos thirrja e metës për jetimët dekorata për fshatin sos ilir meta në fshatin sos thirrja e metës për jetimët

Sondazh

Poll