Ekonomi

“Ulje e çmimit të naftës dhe energjisë”, PD publikon planin: 6 pikat për rimëkëmbjen ekonomike

3 Qershor 2019, 15:52 Nga DOSJA
“Ulje e çmimit të naftës dhe energjisë”, PD

TIRANË- Dorjan Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës shprehet se PD ka gati planin e rimëkëmbjes ekonomike të Shqipërisë. Më tej Teliti ka hedhur akuza kundër Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai me olikarkët po shkatërrojnë ekonominë.

Ai ka treguar dhe konkretisht se çfarë përfshin plani i rimëkëmbjes ekonomike të PD, ku parashikohet ulje me 30 lekë/litër të çmimit të karburantit; ulje e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin; rifutje e fashës mbrojtëse për 300 kë e parë me çmim 8.3 lekë/këh etj.

POSTIMI I PLOTË

Kryeministri i propagandës rrënoi Shqipërinë në bashkëpunim me oligarkët e kriminelët.

PD KA GATI PLANIN EMERGJENT TË RIMËKËMBJES EKONOMIKE.

Erdhi me premtime propagandistike në pushtet e po ikën si arkitekt i shkatërrimit. Edi Rama u premtoi shqiptarëve 300 mijë vende pune, shëndetësi falas apo ulje të varfërisë, por bilanci i 6 viteve qeverisje janë rrënim për shqiptarët, për të cilët RRITI:

Varfërinë, papunësinë e pasigurinë, cmimin e karburantit, cmimin e energjisë, taksat e tatimet që sollën falimentin e 77mijë bizneseve.

Me politikat tij Rama bëri që jo vetëm me qindra mijëra shqiptarët të braktisin vendin por edhe investitorët e huaj ta shohin vendin tonë si zonë rreziku për investimet e tyre.

Këto janë mjaftueshëm arsye që ai, arkitekti i rrënimit, të largohet një orë e më parë.

Partia Demokratike ka gati planin e rimëkëmbjes së ekonomisë duke sjellë ofertë konkrete për shqiptarët:

Kjo është e vetmja skemë që do të mund ta nxjerrë vendin nga gremina ku ka rënë nga keqqeverisja e Edi Ramës.

#protesto8qershor ✌✌

#ShqipëriaSiEuropa ✌✌

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi dorian teliti plani ekonomik i pd rimekembja e ekonomise dorian teliti plani ekonomik i pd rimekembja e ekonomise

Sondazh

Poll