Editorial

Basha thumbon Rama: Të dridhej dora teksa lexoje fjalimin që i kishe vjedhur Albin Kurtit”

2 Qershor 2019, 18:23 Nga DOSJA
Basha thumbon Rama: Të dridhej dora teksa lexoje fjalimin që i kishe

TIRANË- Lulzim Basha ka thumbuar Ramën gjatë fjalës së tij në protestë, ku e akuzoi se sot kryeministri në Lezhë kishte lexuar jo fjalimin e tij por të Albin Kurtit. Basha tha se Ramës sot i dridhej dora teksa lexonte fjalën e Kurtit.

“Nuk mund të pranojmë dhe nuk do të pranojmë kurrë errësirën e tiranisë së krimit, nuk mund të pranojmë kurrë monizmin, procesin kriminal që po u ofrohet shqiptarëve në vend të zgjedhjeve të lira e të ndershme. E gjithë beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme, e gjithë beteja jonë bëhet për vlera evropiane. Nuk mund të pranojmë Edi Ramën dhe bandën e tij ta mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës, sepse ajo është shpresa jonë, ato janë vlerat tona. Rrugën tonë të Evropës do ta hapim. Rama ik!
Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojërat e Edi Ramës po merr fund.
Kufoma politike që I dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti I krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht.. Ai ka marrë fund për çdo gjë, por politikisht ende nuk ka vdekur. Kjo është në dorën tonë dhe në dorën tuaj. Ky është propozimi i vetëm i Edi Ramës që të vjedh. Me fjalë të tjera ai thotë “më lini të vjedh dhe t’u poshtëroj dhe më shumë”. Unë e di se ky bashkim i madh zemrash në shesh ka grisur me kohë propozimin e tij. Po thoni dhe ju propozimin tuaj të vetëm: Rama ik, Rama ik. Deri aty në fund. Rama ik
”, tha Basha në protestë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial albin kurti edi rama lulzim basha albin kurti edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Editorial 29 Maj 2019, 05:28

Gjuetia e Froneve të BE-së

Zgjedhjet e Parlamentit Europian që u mbyllën më 26 maj rezultuan të ishin një përsëritje e Gjuetisë së Froneve – një histori e gjatë dhe komplekse me një final...