Art&Argëtim

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bëjnë hapa seriozë, planifikojnë të jetojnë bashkë, po mendojnë të blejnë vilën 85 mln

11 Gusht 2021, 12:38 Nga DOSJA
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bëjnë hapa seriozë,

SHBA-Këngëtarja Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Ben Affleck, janë në kërkim të një shtëpie ku do të jetojnë së bashku në Los Angeles.

Është bërë me dije se një super rezidencë u ka tërhequr shumë vëmendjen të dyve. Bëhet fjalë për një vilë në Bevery Hills, e cila besohet se kushton plot 85 milionë dollarë. Kjo shtëpi është 38,000 metra katrorë dhe ka 12 dhoma gjumi, 24 banja, një kompleks sportiv të brendshëm i kompletuar me një fushë basketbolli dhe unazë boksi, një pishinë të madhe.

Brenda rezidencës është një shtëpi vetëm për mysafirët dhe ka parkim për 80 mysafirë. Thuhet gjithashtu se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë shikuar edhe një shtëpi në San Fernando Valley e cila është në pronësi të Ron Burkle dhe kushton 40 milionë dollarë. Shtëpia shtrihet në një tokë prej 5 hektarë dhe ka një fushë golfi.

(e.k/dosja.al)

 

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ben affleck jennifer lopez ben affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll