Ekonomi

Nesër nis aplikimi për universitetet/ Aplikimi do bëhet online, zgjidhen 10 degë në 39 universitete

28 Korrik 2021, 20:01 Nga DOSJA
Nesër nis aplikimi për universitetet/ Aplikimi do bëhet online,

TIRANË– Sezoni i provimeve të maturës ka përfunduar e maturantët janë njohur me notat, por tashmë një fazë tjetër e rëndësishme i pret ku duhet të tregojnë kujdes me vijimin e rrugëtimit arsimor.

Nesër nisin aplikimet për maturantët që duan të vazhdojnë studimet në arsimin e lartë. Nga 39 universitete publike dhe private në të gjithë Shqipërinë ofrohen 560 programe studimi, ku të rinjtë kanë mundësi përzgjedhje të 10 degëve që ata preferojnë në portalin e-albania që do të qëndrojë hapur 24/24 përgjatë 6 ditëve, nga 29 korriku deri në 3 gusht.

Ky është raundi i parë i aplikimeve që zhvillohet pasi maturantët kanë kryer pagesën në vlerën 2000 lekëve në një nga bankat e nivelit të dytë dhe e kanë dorëzuar në shkolla.

Teksa më të mirët me rezultate absolute rrëmbejnë degët që duan të parët, maturantët që nuk janë të kënaqur me degët që kanë fituar, mund të aplikojnë sërish me 10 preferenca programesh studimi. Raundi i dytë është brenda datave 19 shtator – 21 shtator ndërsa raundi i tretë dhe i fundit nga 12 tetor deri në 14 tetor.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale aplikimi per universitetet aplikimi per universitetet

Sondazh

Poll