Aftësia paguese e firmave përmirësohet ndjeshëm në tremujorin e dytë, Banka e Shqipërisë: Më e mira në 11 vjet
Situata e firmave dhe aftësia paguese e tyre u përmirësuan ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit, sipas sondazhit të fundit të Bankës së Shqipërisë me bankat, për faktorët që ndikuan standardet e kredisë për bizneset.
Balanca e përgjigjeve ishte -4.9 në tremujorin e dytë 2020-s, që është niveli më pozitiv që kur Banka e Shqipërisë e raporton këtë tregues në 11 vjet. (Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një tremujor të caktuar.)
Balanca më negative u regjistrua në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit të kaluar (duke arritur në -50.7 në tremujorin e tretë), që përkon me periudhën kur bizneset po vuanin pasojat e karantinës dhe tkurrjes së konsumit e reduktimit të porosive nga eksportet, si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia.
Në të njëjtën linjë është përmirësuar dhe perceptimi i rrezikut, me balancën e përgjigjeve që rezultoi -2 në tremujorin e dytë, nga -48.4 në tremujorin e tretë 2020.
Rigjallërimi i ekonomisë pas pandemisë, dhe rritja e fortë e eksporteve, si rrjedhojë e përmirësimit të konjukturës së çmimeve në tregjet ndërkombëtare e shtimit të kërkesës nga partnerët e huaj i kanë dhënë frymëmarrje bizneseve, që kaluan një vit të vështirë.
Kjo situatë ka ndikuar pozitivisht dhe në sjelljen e sistemit bankar ndaj sipërmarrjeve. Bankat raportuan një lehtësim në standardet e kreditimit për bizneset, për herë të parë pas pesë tremujorësh në shtrëngim të vazhdueshëm.
Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues, të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e dytë të këtij viti lehtësimi i standardeve u shfaq si për kreditë dhënë për financimin e investimeve, ashtu dhe ato për mbulimin e nevojave për likuiditet./MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Kredia për shtëpi prek rekord të ri, bankat dhanë 31 milionë euro vetëm në maj
Shuma mujore e kredisë për shtëpi dhënë nga sektori bankar shënoi një vlerë rekord gjatë majit.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat tregtare disbursu...
Rriten krimet seksuale me të mitur në Shqipëri, aktivistët të shqetësuar për rehabilitimin e viktimave: Shteti shqiptar t
Aktivistë që mbrojnë të drejtat e njeriut në Shqipëri shprehin shqetësim për krimet seksuale me të miturit, të cilat sipas statistikave zënë rreth 40% të totali...
Nuk është më Turqia e para! Shqiptarët pushime brenda rajonit, zgjedhin fqinjët për “relax”. Po tek ne kush pu
Pas një viti pandemie, Greqia mbetet vendi më i preferuar për shqiptarët për pushimet verore. Sipas tur-operatorëve, pas heqjes së kufizimeve për lëvizjen e shq...
Raporti i Bankës së Shqipërisë konstaton se është më e lehtë për individët të marrin një kredi
TIRANË– Bankat lehtësuan standardet e kredisë konsumatore në tremujorin e dytë të vitit, duke ofruar interesa më të ulëta, shuma më të larta, ndërsa janë m...
Fitch Solutions përmirëson parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, e çon në 5.7%
Fitch Solutions, një njësi e inteligjencës së agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Fitch, njoftoi se ka rishikuar në rritje me 1.5 pikë përqindje parashikimin ...
Bankat raportojnë lehtësim të standardeve të kreditimit për biznesin për herë të parë pas pesë tremujorësh
Bankat raportuan një lehtësim në standardet e kreditimit për bizneset, për herë të parë pas pesë tremujorësh në shtrëngim të vazhdueshëm.Sipas Vrojtimit të Akti...
Qeveria anashkalon koncesionin Milot-Balldren, financon studimin për dublimin e autostradës Milot-Shkodër
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka akorduar një financim me të cilin do të hartohet, studimi që dublon Autostradën Milot-Lezhë për ta bërë me ka...
Efekti sezonal! Euro prek nivelin më të ulët që nga shkurti 2020, kulmi i mbiçmimit të lekut pritet në muajin gusht
Euro pësoi një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun ditën e mërkurë.Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye me 122.39 ...
Metoda e Eurostat/ Inflacioni në qershor ishte 2.2% ose 0,8 pikë % më shumë se matjet kombëtare
Matjet e inflacionit nga metoda e Eurostat tregojnë se inflacioni në Shqipëri gjatë muajit qershor është rritur më shumë se matjet nga metodologjia kombëtare.Tr...