Ekonomi

INTERVISTA/ Auditja ligjore sqaron kostot e fiskalizimit, Meri Lika: Barra, në ‘kurriz’ të biznesit

2 Korrik 2021, 07:59 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Auditja ligjore sqaron kostot e fiskalizimit, Meri Lika: Barra,

TIRANË- Meri Lika, audite ligjore ka shpjeguar në një intervistë për Dosja.al, procesin e ri të fiskalizimit dhe mënyrën sesi çdo biznes duhet të bëjë deklarimin e transaksioneve në kohë reale. Lika shprehet se nga ky proces nuk shpëton askush dhe se çdo biznes që lëshon faturë duhet të jetë pjesë e fiskalizimit. Përsa i përket kostove, Lika thotë se kostot janë në ‘kurriz’ të biznesit dhe se minimumi është një vlerë prej 350 euro në vit.

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë është fiskalizimi?

Fiskalizimi është procesi i transmetimit në kohë reale në administratën tatimore i gjithë transaksioneve që kryen një biznes.

Kush janë subjektet që detyrohet ta kryejnë këtë proces?

Në procesin e fiskalizimit përfshihen të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë faturë pra të gjitha bizneset, gjithashtu përfshihen edhe organet publike si dhe bankat dhe subjektet e tjera financiare. Pra nga ky proces nuk shpëton askush.

Sa janë kostot që ky proces ka për biznesin? A dihen këto kosto?

Procesi sigurisht që ka kosto dhe këto kosto janë gjithmonë në kurriz të biznesit. Kostot fillojnë nga 350 euro në vit minimumi, dhe pastaj kufiri maksimal nuk mund të përcaktohet sepse varet nga madhësia e biznesit, nga numri i pikave të shitjes, a i duhet personel i ri etj si këto. Përveç kostove të dukshme, ka edhe kosto të fshehta, të cilat janë edhe të vështira për t’u përcaktuar.
Për të pasur një ide më të qartë për kostot po bëj një përmbledhje të tyre për një biznes të vogël me një pikë shitje.

Pra një total prej 350 euro. Unë jam e sigurt se pas një viti të gjithë do kemi detyrim të kemi edhe nënshkrim elektronik dhe mendoj se do të kemi edhe një kosto tjetër të shtuar prej 4.800 lekë në vit pra, pa frikë kostoja minimalë vjetore për një biznes të vogël (ai biznesi që shet perime poshtë shtëpisë sonë) janë 400 euro.

Kurse një biznesi i cili ka dy pika shitje por ka nevoje edhe për menaxhim inventari kostot i fillojnë nga 450 euro dhe nëse ka nevojë edhe për staf ataherë duhet ti shtohen edhe kostot e një punëtori kosto kjo e cila fillon nga 60.000 lekë minimumi.

Po çfarë problematikash mendohet se do të hasin bizneset?

Të gjithë, pa përjashtim, jemi përpara një të panjohure të madhe dhe për këtë arsye edhe problematikat janë me supozime ose me raste që mund të kenë ndodhur deri tani, p.sh unë përsonalisht kam hasur një problematikë që është refuzimi i faturës, por po rendis edhe disa problematika që m’i kanë referuar klientët e mi.

A ka ligji i fiskalizimit konflikte me ligjet, udhëzimet, vendimet apo rregulloret që janë në fuqi?

Po ka.  Ligjit të fiskalizimit nuk i kanë paraprirë edhe ndryshimet ligjore të ligjeve të mëparshme. Unë po rendis disa prej konflikteve që ky ligj ka me ligjet e tjera ekzistuese.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi ne shqiperi meri lika procesi i fiskalizimit fiskalizimi ne shqiperi meri lika procesi i fiskalizimit

Sondazh

Poll