Art&Argëtim

Quajti gjuetarët ‘të neveritshëm’ dhe ‘terroristë’, ikona e viteve ’60 gjobitet me 5 mijë euro nga gjykata france

30 Qershor 2021, 09:30 Nga DOSJA
Quajti gjuetarët ‘të neveritshëm’ dhe

FRANCË– Ish aktorja Brigitte Bardot është gjobitur me një gjobë prej 5000 eurosh nga një gjykatë në Francën veriore për fyerje të shefit të Federatës Franceze të Gjuetarëve.l

Le Figaro raporton se ish-aktorja, ikonë e viteve ’60, do të duhet të paguajë, gjithashtu, edhe 1.000 euro dëmshpërblim për Ëilly Schraen, si edhe 1.000 euro për shpenzimet ligjore.

Gjykata e Arrasit gjithashtu e urdhëroi Bardot të fshijë brenda 15 ditëve nga editorialin fyes, të botuar në faqen e internetit të fondacionit të saj për mbrojtjen e kafshëve, të gjitha pjesët e gjykuara fyese dhe t’i zëvendësojë ato me një referencë në gjykim. Gjoba do të rritet me 100 euro për çdo ditë vonesë.

Në një editorial të botuar në tetor 2019, ende i arritshëm sot në faqen e internetit të fondacionit, Brigitte Bardot i kishte cilësur gjuetarët si “specie frikacakësh të neveritshëm” dhe “terroristë të botës së kafshëve”, duke e cituar presidentin e federatës së tyre, Ëilly Schraen, si një “shembull flagrant”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz brigitte bardot gjobitet brigitte bardot brigitte bardot gjobitet brigitte bardot

Sondazh

Poll