Editorial

“Ku janë hetimet për vrasjen e Santos”, Arta Marku flet edhe për dosjet 339 e 184: Shumë shpejt do kemi vendim, çështj

27 Maj 2019, 11:18 Nga DOSJA
“Ku janë hetimet për vrasjen e Santos”, Arta Marku flet

TIRANE– Deputeti i PD në Kuvend, Lefter Maliqi ka pyetur kryeprokuroren Arta Marku në raportimin në Komisionin e Ligjit dhe Sigurisë, se ku janë hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Maliqi pyeti Markun se në ç’fazë janë hetimet për dosjet 339 dhe 184. Kryeprokurorja tha se shumë shpejt do të ketë një vendim nga prokurorët e çështjes për të dyja dosjet.

Debati në komision:

Lefter Maliqi:Publiku pret arrestime të peshqve të mëdhenj. Bosët e krimit janë në qeveri, janë ish qeveritarë. Njerëzit pa përkrahje ekonomike vuajnë dënime ne burgje me shume vite dhe për vepra te vogla penale

Spartak Braho: Është e ndaluar për prokurorja të flasë për çështje konkrete, te shmangen pyetjet për çështje konkrete.

Lefter Maliqi: Ku janë hetimet për Artan Santon? U vra mu para Parlamentit? Hetimet për Dosjet 339 dhe 184 akoma nuk dihet ku janë, duam të dimë çfarë po ndodh me ato dosje?

Arta Marku: Dosjet e krimit që gjenden në qeveri. Ne s’kemi atribut ndjekjen penale. Dosjet, shifra janë të detajuara, nëse ju doni detaje. Dosja Santo, është jashtë periudhës për të cilën po raportojmë sot, është çështje konkrete dhe nuk mund të jap asnjë të dhënë për të.

Dosjet për të cilat kanë dalë përgjimet. Vazhdojnë të jenë nën hetim. E kam shprehur disa herë, që aty ka një problematikë, janë zvarritur, ka patur shumë përgjime por nuk janë zbardhur. Dosja 339 po hetohet nga disa prokurorë dhe 11 OPGJ. Po punohet dhe shumë shpejt do kemi një vendimarrje që do të bëhet publike. Dosja 184 gjithashtu është përgjuar dhe nuk ka asnjë rezultat. Presim vendimmarrje të shpejtë. Atë iu kam kërkuar prokurorëve, që të hetojnë shpejt çështjet që kanë tronditur politikën shqiptare.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial arta marku lefter mali arta marku lefter mali

Sondazh

Poll

Editorial 26 Maj 2019, 05:40

Nexhmije Hoxhën shpalleni akademike honorifike

Akademia e Shkencave e Republikes së Shqiperisë lindi si një instrument ideologjik i regjimit komunist për t’u shndërruar në fosil të atyre nostalgjive në vitet...

Editorial 23 Maj 2019, 07:04

Beteja e jetës Meta-Berisha

TIRANË- Presidenti nuk përbën lajm kur flet kundër reformës në drejtësi. E ka votuar nën presion me zemër të thyer dhe e ka mallkuar që ditën e dytë, duke ...

Editorial 21 Maj 2019, 05:21

Rilindja e vrasësve politikë

Dy ditë më parë gazeta e së majtës “Dita”, botoi një dokument shumë domethënës që rënonte propagandën e socialistëve për 21 janarin. Sipas saj, Agron Malaj, ish...

Editorial 17 Maj 2019, 09:37

Tangoja e fundit në Paris

Është provokim, natyrisht, që të përdor titullin e njërit prej filmave kult të shekullit XX, “Tangoja e fundit në Paris”, si hyrje për shpjegimin e mendimi...