Art&Argëtim

‘Më kap ankthi të dal në autostradë’/ Aksidenti në Vlorë, reagon Aurela Gaçe: Vrasje me dashje. Më zë tmerr

25 Qershor 2021, 13:16 Nga DOSJA
‘Më kap ankthi të dal në autostradë’/ Aksidenti

TIRANË– Aksidenti tragjik, si pasojë e të cilit u shua një familje me 4 anëtarë, prindërit dhe dy vajzat e mitura, ka shokuar mbarë opinionin publik. Në lidhje me këtë ngjarje tejet të rëndë ka reaguar edhe këngëtarja Aurela Gaçe, ku ndërsa thotë se tashmë e ka kapur ankthi të dalë në autostradë me fëmijët, shton gjithashtu se e zë tmerri në çdo kthesë a semafor.

“Shpejtesia e pilotëve-adoleshentë-të rinj -koka erë ,eshtë vrasje me dashje. E dhimbshme ,e frikshme. Te jesh ne rrugën tënde e te te marrin jetën “qejflinjtë” e shpejtësisë, është krim. Mua më kap ankthi te dal ne autostrade me femijet. Me ze tmerri ne çdo kthese a semafor. Pikerisht sepse asnjehere si dihet se me çfare “te dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh. U prehshin në paqe 4 engjëjt, ngushëllimet e mija prej nëne dalin bashke me lotët”, shkruan Aurela Gaçe, në Facebook.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, në zonën e njohur si “Zona e Kripës” në aksin Fier-Vlorë. “Audi” përplasi makinën e llojit “Toyota” dhe shkaktoi kështu vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje. Më pas u përplas me shtyllën elektrike dhe përfundoi në kanal. Dy personat që ndodhen brenda mjetit “Audi” u plagosën lehtë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe aurela gaçe

Sondazh

Poll